Sot më (11.qershor,) në
mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së
Republikës Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, takoi ekspertët nga
misioni TAIEX-it (Instrument për Asistencë
Teknike dhe Shkëmbim të Informacionit i Komisionit Europian) për vlerësimin e
efikasitetit të sistemit të së drejtës administrative në Republikën e
Maqedonisë.. Gjatë takimit që shënon edhe fillimin
zyrtar të punës së këtij misioni morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësis
, Renata Deskoska dhe Ministri i Shoqëris Informatike dhe Administratës, Damjan
Manqevski.
Sundimi i së
drejtës është bazë për një shoqëri demokratike dhe bashkëkohore, dhe njëherësh
është arritja më e madhe e këtij procesi edhe për qytetarët ‘’theksoi gjatë takimit zëvendeskryeminsitri Osmani duke
nënvizuar se me rëndësi të veqantë për
perparimin e Republikës së Maqedonisë është përmirsimi I sistemit gjyqësor
në pjesën e konteksteve administrative në nivel qëndror dhe lokal.
Duke marr
parasysh nevojën e një sistemi që funksionin mirë të së drejtës administrative për
një gjyqësor të fuqishëm efikas ,ky mision ofron një mundësi te jashtëzakonshme
për vlerësimin e sistemit të vendosjes administrative në vend.
Vlerësimet e këtij
misioni do të zgjasin 4 ditë pune dhe me pas do të pasoj përgaditja e raportit
final me rekomandime që do të jenë pjesë e proceseve reformuese.