BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: DUHET TË BËJMË ÇMOS PËR TI MBROJTUR RAPORTET TREGTARE MES MAQEDONISË DHE BE-së
14:31, Thursday, June 07, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër  të viztës dyditore në Bruksel, u takuan me Komisioneren e Tregtisë, Sesilija Malstrom.

       Tema  kryesore ishin marrëdhëniet tregtare mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit  Evropian,  përfshirë këtu edhe sfidat e reja në marrëdhëniet tregtare globale. Dihet se si rezultat i implementimit  të suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,  marrëdhëniet  tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së janë në nivel shumë të lartë dhe  shkëmbimi tregtar i vendit është me orientim të fuqishëm  kah BE-ja.

       Në mbledhje u diskutua edhe për tregtinë e çelikut, dhe në këtë kontekst Osmani theksoi se Industria e çelikut paraqet një ndër shtyllat   e  ekonomisë sonë, dhe pasojat e mundshme nga kjo krizë për marrëdhëmiet tona dypalëshe mund të kenë ndikim edhe për   zhvilllimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Osmani dhe Bekteshi shprehën shpresën se Bashkimi Evropian do ti ketë parasysh të gjitha këto elemente dhe, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit masat e eventuale për mbrojtjen e ekonomisë evropiane do të jenë në përputhje  edhe me nevojat e marrëdhënieve tashmë të vendosura prej dekadash mes Maqedonisë dhe BE-së.

     Jemi sinqerisht mirënjohes për përpjekjet dhe investimet e mëdha të Bashkimit Evropian për transformim dhe harrmonizimin  e  ekonomisë së Republikën së Maqedonisë me atë të Bashkimit Evropian dhe, duke pasur parasysh zhvillimin pozitiv të proceseve integruese në vendit, pres që ky bashkëpunim të thellohet, - theksoi Osmani, duke cituar Raportin e Komisionit Evropian ku, sipas kritereve ekonomike, Maqedonia, në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perednimor, mori vlerësimin më të lartë  të harmonizimit me ekonominë  evropiane.

       Takimi i Osmanit dhe Bekteshit  me Komisioneren Evropiane të  Tregtisë, Sesilija Malstrom është pjesë e vizitës zyrtare në Bruksel  gjatë së cilës Osmani u prit edhe nga Nënpresidentja  e Komisionit Evropian, Federika Mogerini,si dhe nga  shumë përfaqësues të  tjerë të lartë të administratës evropiane.

       Pjesë e agjendës së Osmanit, në kuadër të vizitës në Bruksel, është edhe një ligjëratë për integrimet evropiane të Maqedonisë  para diplomatëve  dhe përfaqësuesve të sektorit civil. Takimi organizohet nga  Fondacioni Hans Zajdël.

Share!
Lajme
Mbledhje pune për Projektplanin 18
OSMANI: NEGOCIATAT ME BE-në IMPLIKOJNË TRANSFORMIM TË THELLË TË SHOQËRISË DHE ÇDO NDIHMË ËSHTË E MIRËSEARDHUR
OSMANI: MBËSHTETJEN E NORVEGJISË E PRESIM EDHE GJATË KOHËS SË NEGOCIATAVE ME UNIONIN EVROPIAN
OSMANI: PËRVOJAT E NEGOCIATAVE ME UNIONIN EVROPIAN DO TI NDAJMË ME MIQT TANË MË TË AFËRT
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.