BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MISION HISTORIK PËR EVROPË TË BASHKUAR ËSHTË QËLLIMI YNË STRATEGJIK
12:37, Friday, May 11, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar smani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me delegacionin e Lëvizjes Panevropiane nga Gjermania dhe Austria, të cilët për vizitë disaditore qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë.

Ideja Panevropiane për një Evropë të Bashkuar është një ndër idetë më përparimtare dhe më fuqishme shekullit të kaluar, e cila vazhdon të fisnikërojë ideologjinë politike të kontinentit. Ajo përputhet me interesat tona strategjike për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. theksoi Osmani në takim. Ai shtoi se jo vetëm Maqedonia, por edhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian paraqet një ndër sfidat më të rëndësishme të vendeve të rajonit, por në këtë moment edhe një ndër prioritetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst Osmani theksoi frymën pozitive e cila u krijua gjatë vitit të kaluar rreth ardhmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresi i të cilit ishte valorizimi me Strategjinë për zgjerim të Komisionit, dhe më vonë u konfirmua edhe me Raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo rrymë e re e optimizmit Evropian kontribuoi për krijimin e atmosferës së re pozitive në rajon dhe paraqet shtytje dhe guxim për reformat e mëtutjeshme të cilët do ta afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së.

Osmani potencoi se ky përkushtim i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor do ta ketë kulminacionin e vetë së shpejti, në prag të Samitit në Sofje i përkushtuar pikërisht për rajonin, duke mos e fshehur edhe shpresën dhe pritjet e Republikës së Maqedonisë për vendim nga ana e Këshillit  Evropian në qershor, për fillimin e negociatave.

Interesat tona strategjike janë drejt misionit tonë historik për bashkim të Evropës theksoi Osmani, duke shtuar se Maqedonia ka mbështetje të vazhdueshme nga ana e Austrisë dhe Gjermanisë, dhe në atë drejtim pret mbështetje edhe nga ana e përfaqësuesve gjerman dhe austriak të lëvizjes Panevropiane të cilët me forcën dhe ndikimin e tyre mund të kontribuojnë në realizimin e qëllimit tonë strategjik hyrjen e Maqedonisë në familjen e madhe evropiane.

Share!
Lajme
Investimet në hekurudha për diversifikimin e zgjidhjes së transportit dhe zhvillimit më të shpejtë ekonomik në Republikën e Maqedonisë
OSMANI DHE DIMITROV NJËZËRI: MAQEDONIA MERITON DATË PËR NEGOCIATA ME BE-në DHE FTESË PËR NË NATO
OSMANI: MISION HISTORIK PËR EVROPË TË BASHKUAR ËSHTË QËLLIMI YNË STRATEGJIK
OSMANI: NA DUHEN VENDIME TË GUXIMSHME - KËTU, TEK FQINJËT SI DHE TEK VENDET E BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.