BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: JEMI TË PËRGATITUR PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE NË QERSHOR
12:46, Wednesday, May 09, 2018

Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, Sekretariati për Çështje Evropiane, sot, në hapësirat e Klubit të deputetëve, organizoi BE mëngjesin tradicional. Në këtë ngjarje, krahas pritësve, pjesëmarrës ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni, Zëvendëskryeministrat e mëparshëm për Çështje Evropiane, si dhe përfaqësues tjerë të huaj në Maqedoni.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në fjalën e tij, bëri një retrospektivë të rrugës së gjatë të integrimeve evropiane në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se vendosmëria e vendit ta mbyll këtë proces sa më shpejtë.

Nëse e kemi parasysh historinë tone të përbashkët, gjeografinë e përbashkët, dhe më të rëndësishmen vlerat tona të përbashkëta dhe interesat e përbashkëta strategjike në aspektin politik dhe ekonomik, përfundimi është shumë i qartë: Ne tani më jemi pjesë e rëndësishme e Evropës!, deklaroi në fjalën e tij Osmani.

Në vazhdim, Zëvendëskryeministri Osmani tregoi sfidat me të cilat u ballafaqua vendi periudhën e kaluar, e cila kulmoi me krizë politike dhe të cilët u kërcënuan ta shtynë vendin në drejtim të gabuar. Është një provë se mbajtja e gjatë e vendit në pritje para dyerve të BE-së dhe NATOS është rezik i krijimit të mungesës së oksigjenit demokratik për popullintheksoi Osmani.

Në fund, Osmani, duke theksuar progresin që vendi realizoi periudhën e kaluar, para ambasadorëve shpjegoi edhe arsyet e shumta se pse Maqedonia duhet të marrë mbështetje në aspiratat e saja euro- atlantike, duke ju bërë thirrje ambasadorëve të vendeve anëtare që ti përcjellin këto mesazhe aty kë merren vendimet, në kryeqytetet e tyre.

Në takimin e Këshillit në qershor, pritja jonë është që të dëgjojmë zyrtarisht një datë për fillimin e negociatave të aderimit, i konfirmuar nga Këshilli Evropian. Ju siguroj se qeveria dhe administrata janë të gatshme të përballen me sfidat e procesit të negociatave- theksoi Osmani

Në ngjarje, në mënyrë tradicionale, fjalën e tij kishte edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.

Share!
Lajme
Investimet në hekurudha për diversifikimin e zgjidhjes së transportit dhe zhvillimit më të shpejtë ekonomik në Republikën e Maqedonisë
OSMANI DHE DIMITROV NJËZËRI: MAQEDONIA MERITON DATË PËR NEGOCIATA ME BE-në DHE FTESË PËR NË NATO
OSMANI: MISION HISTORIK PËR EVROPË TË BASHKUAR ËSHTË QËLLIMI YNË STRATEGJIK
OSMANI: NA DUHEN VENDIME TË GUXIMSHME - KËTU, TEK FQINJËT SI DHE TEK VENDET E BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.