BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA MBETET E PËRKUSHTUAR NË REFORMAT EDHE PAS RAPORTIT TË KE-së ME 17 PRILL
15:04, Thursday, April 12, 2018
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë për zgjerim DGNEAR, më pas mbajti takim edhe me euro-parlamentarin Holandez Hans Van Baalen i cili kryeson grupin Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, para përfundimit të vizitës realizoi takim edhe me Pjotr Serafin, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në takime u hapën tema për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, në kontekst të perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive përgatitet për implementimin e proceseve të iniciativave kryesore të Strategjisë për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor 2025, që paraqet mjet kryesor për përmbushjen e kritereve për pranimin e vendeve kandidate, si dhe konvergjencën e shoqërisë me vendet tjera evropiane- theksoi Osmani. Në këtë drejtim Osmani shprehu kënaqësinë nga suksesi i deritanishëm të implementimit të Planit 3-6-9, duke potencuar intencën e Qeverisë planifikon të vazhdojë me procesin reformues, menjëherë pas marrjes së Raportit nga ana e Komisionit Evropian me 17 prill, me të cilën agjenda Evropiane sërish do të mbahet në fokusin e saj.

Osmani potencoi se në përputhje me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, si dhe adresimin e suksesshëm dhe mbylljen e çështjeve të hapura politike, pret progres në procesin euro- integrues, respektivisht fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian me të drejta të plota për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë. Duke pasur parasysh rolin e koordinatorit të procesit të integrimeve evropiane të vendit, Sekretariati për Çështje Evropiane tani më përgatitet për fillimin eventual të negociatave, përmes riaktivizimit të të gjitha mekanizmave për koordinim dhe ndjekje të procesit- deklaroi Osmani. Ai shtoi se sipas përvojës përkatëse të gjatë të Republikës së Maqedonisë në procesin për Stabilizim dhe Asociim, pret fillimin e procesit të negociatave, progres të shpejtë në adaptimin e shtetit në rregullat, standardet dhe vlerat evropiane.

Vizita në Bruksel e Osmanit realizohet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, i cili do të del për më pak se një javë me 17 prill. Në kuadër të vizitës, Osmani paraprakisht realizoj takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nën-Presidente  e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, ku prezantoi progresin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizimit të pengesave tjera politike në rrugën euro integruese të Republikës së Maqedonisë.
Share!
Lajme
OSMANI: BRITANIA E MADHE ËSHTË PARTNER I RËNDËSISHËM I MAQEDONISË
OSMANI: JEMI TË PËRKUSHTUAR NË PËRGJITHËSI NË IMPLEMENTIMIN E OBLIGIMEVE TË MARRA
OSMANI: BASHKËPUNIMI I SHKËLQYER ZHVILLIMOR MES REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS, THELLON BASHKËPUNIMIN E PËRGJITHSHËM BILATERAL MES DY VENDEVE
OSMANI: NDIHMA NORVEGJEZE DO TË JETË KONTRIBUT I RËNDËSISHËM PËR ZBATIMIN EFIKAS DHE NË KOHË TË REFORMAVE PRIORITARE
OSMANI: BANKA EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PARTNER I RËNDËSISHËM NË IMPLEMENTIMIN E REFORMAVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.