BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: ATË QË E PREMTUAM PARA NËNTË MUAJSH E BËMË !
12:20, Thursday, April 12, 2018
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, mbajti takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nën-Presidenten e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

Në takim, Osmani prezantoi progresin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizimit të pengesave tjera politike në rrugën euro integruese të Republikës së Maqedonisë. Vij me lajme të mira nga Republika e Maqedonisë. Ashtu siç edhe premtuam para nëntë muajve, i bëmë brenda afatit  reformat për Raportin e Komisionit Evropian që pozitivisht të vlerësohet progresi ynë theksoi Osmani në takim, duke iu drejtuar realizimit përkatës të Plani 3-6-9, implementimi i së cilës përfundon me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian me 17 prill.

Pjesën tre të Planit 3-6-9 e kurorëzuam me mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira, dhe të besueshme që në nëntor të vitit të kaluar, e cila u konfirmua edhe në Raportin e OSBE/ODIHR, konkluzionet e së cilës u konfirmuan edhe nga ana e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni theksoi Osmani. Ai shtoi se gjatë periudhës së kaluar Qeveria përgatiti një varg strategjish dhe ligje të rëndësishme reformatore, që në një procedurë transparente dhe gjithëpërfshirëse, me përfilljen e mendimeve të opozitës, sektorit civil dhe publikut, që në masë të madhe janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Edhe në këtë moment, në këto ditë të fundit, deri sa mbajmë këtë takim, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, po miratohen edhe ligjet e fundit reformuese për të cilat është e nevojshme përkrahja e dy te tretave të deputetëve dhe për çka në momentin e fundit, me opozitën,  u sigurua konsensusi i nevojshëm theksoi Osmani.

Në pjesën e shmangies së pengesave politike, Osmani theksoi miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve si segment fundamental e pjesës legjislative të marrëveshjes Kornizë, duke shprehur shpresë se implementimi i ligjit do të demonstroj forcën e saj unifikuese në drejtim të ndërtimit të shoqërisë së fortë, të qëndrueshme, prosperuese dhe multi-kulturore të Republikës së Maqedonisë.     

Realizuam progres historik edhe në marrëdhënie me fqinjët. Nënshkruam, dhe pas saj e ratifikuam edhe në Kuvend, Marrëveshjen historike për fqinjësi të mirë me Bulgarinë, si dhe realizuam progres të rëndësishëm në komunikim me Greqinë- theksoi Osmani, duke shtuar se në periudhën e ardhshme, pret vendim edhe për kontestin shumëvjeçar me Greqinë, me të cilën do të shmangen gjitha pengesat ne rrugën euro- integruese të Republikës së Maqedonisë.

Takimi Osmani- Mogerini realizohet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, i cili do të del për më pak se një javë, me 17 prill. Në kuadër të vizitës, Osmani do të realizoj takime edhe me përfaqësues tjerë të lartë të organeve të Bashkimit Evropian, mes të cilëve edhe me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë për zgjerim DGNEAR, si dhe me euro-parlamentarin Holandez Hans Van Baalen i cili kryeson grupin Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, si dhe me Pjotr Sefarin, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Share!
Lajme
Investimet në hekurudha për diversifikimin e zgjidhjes së transportit dhe zhvillimit më të shpejtë ekonomik në Republikën e Maqedonisë
OSMANI DHE DIMITROV NJËZËRI: MAQEDONIA MERITON DATË PËR NEGOCIATA ME BE-në DHE FTESË PËR NË NATO
OSMANI: MISION HISTORIK PËR EVROPË TË BASHKUAR ËSHTË QËLLIMI YNË STRATEGJIK
OSMANI: NA DUHEN VENDIME TË GUXIMSHME - KËTU, TEK FQINJËT SI DHE TEK VENDET E BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.