BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NË KUSHTE TË AGJENDËS SË NGJESHUR EVROPIANE DUHET TË SHFRZTËZOJMË NDIHMËN QË NA OFROHET
11:18, Tuesday, February 13, 2018

Sot në hapësirat e Qeverisë së republikës së Maqedonisë Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me donatorë në të cilën pjesëmarrës ishin ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, nga komuniteti i donatorëve në vend. Qëllimi i takimit ishte të arrihet marrëveshje dhe mirëkuptim për kontributin e donatorëve në procesin e krijimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave nacionale sektoriale dhe integrimin evropian të vendit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Zëvendëskryeministri Osmani shprehu falënderim edhe mirënjohje për përkushtimin e madh të komunitetit të donatorëve në Republikën e Maqedonisë, e cila kontribuon mbështetje në zhvillimin politik, demokratik dhe ekonomik të vendit. Në kohën e ndryshimeve të shpejta kemi nevojë për gjithë ndihmën të cilën e kemi në dispozicion dhe prandaj për ne nuk ka donator të madh apo të vogël, por secili donator është i rëndësishëm në kushte të agjendës ambicioze të Qeverisë së RM-së- deklaroi Osmani gjatë fjalës së tij.

Në vazhdim Osmani iu referua edhe potencialeve të reja në përputhje me mesazhet e përfshira në  Strategjinë e re të Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, respektivisht përfitimet nga e njëjta që i takojnë Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës para-aderuese. Ai shprehu bindje se administrata e përgatitur do ti pret mjetet e zmadhuara për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, agjendën digjitale, mbështetje për biznes etj., dhe do ta adaptojë kapacitetin e absorbimit në përputhje me potencialet e reja, si segment i rëndësishëm për konvergjencën e të gjitha shtresave në Republikën e Maqedonisë me ata por vende anëtare të Bashkimit Evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani shtoi se reformat janë prioriteti më i madh i Qeverisë reformuese dhe rikujtoi se gjashtëmujorin e kaluar, gjithsesi me ndihmë të konsiderueshme të komunitetit të donatorëve, në mënyrë aktive u zbatuan reforma në më shume sfera: në sferën e drejtësisë, menaxhimin me financat publike; më pas reforma në administratën publike dhe në arsim; reforma në avancimin e punësimit dhe përmirësimin e transportit; reforma në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me pasojat nga ndryshimet klimatike, etj. në periudhën e ardhshme, theksoi Osmani, se nga donatorët pret të japin kontributin e tyre drejt zbatimit të politikave sektoriale, ndryshimin e kulturës institucionale në drejtim kah realizimi i rezultateve dhe sigurimin e efektit afatgjatë nga reformat, me të cilën do të sigurohej qëndrueshmëria e përfitimeve nga reformat edhe në të ardhmen.

Takimi i donatorëve është pjesë e sërë takimeve me donatorë të nivelit të grupeve punuese sektoriale, si dhe në nivel të lartë politik dhe po ashtu paraqet forum ku institucionet nacionale mund të i prezantojnë prioritetet e tyre, për të cilat kanë nevojë për donacion, nga njëra anë, ndërkaq nga ana tjetër edhe donatorët mund të prezantojnë programet e tyre/ strategjitë si potencial për arritjen e rezultateve konkrete që janë të interesit të përbashkët. 

Share!
Lajme
Konferencë Përvojat në negociatat aderuese si duhet dhe si nuk duhet
Mbledhja e 15të e Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian
OSMANI: MBËSHTETJA PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE HAS MBËSHTETJE MË TË MADHE NGA QYTETARËT
NDIHMA FINANCIARE NGA MBRETËRIA E NORVEGJISË VJEN NË MOMENTIN E DUHUR DHE NË VENDIN E DUHUR
OSMANI: INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE FORCOJNË MIQËSINË MES DY VENDEVE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.