BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: PRES MBËSHTETJEN E NORVEGJISË NË PERIUDHËN KYÇ PËR MAQEDONINË
14:05, Wednesday, February 07, 2018

Sot, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ku diskutuan për bashkëpunimin bilateral, për mbështetjen e projekteve të cilat Mbretëria Norvegjeze i ja siguron Republikës së Maqedonisë si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë.

Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se mbështetja bilaterale të cilën Mbretëria Norvegjeze i ja siguron vendit tonë për projekte në pjesën më të madhe janë paraparë për realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të vendit- integrim në BE dhe NATO dhe shprehu kënaqësi që e njëjta është në rritje këtë vit. Osmani u falënderua për bashkëpunimin e shkëlqyer të deri tanishëm me Mbretërinë e Holandës, si dhe për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Maqedonisë e merr nga ky vend në zbatimin e reformave, dhe mbështetjen nga ana e Norvegjisë për integrimet tona euro- atlantike.

Maqedonia gjendet në një periudhë të rëndësishme, kur priten vendime të rëndësishme për integrimet tona evropiane dhe euro- atlantike, dhe në këtë moment në veçanti falënderues për çdo ndihmë dhe mbështetje nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar, deklaroi Osmani, duke shtuar se pret mbështetjen e Norvegjisë edhe në periudhën e ardhshme.

Osmani informoi ambasadorin edhe për përmbajtjen e Strategjisë së publikuar të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, për rëndësinë të cilën Strategjia ka për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, si dhe për perspektivën e gjithë rajonit.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në periudhën e ardhshme në mënyrë të barabartë të vihet fokus në dy procese; mbylljen e gjitha projekteve të përfunduara nga bashkëpunimi ynë i deritanishëm si dhe planifikimin dhe nisjen e realizimit të projekteve të bashkëpunimit bilateral për këtë viti dhe më tej.

Share!
Lajme
Konferencë Përvojat në negociatat aderuese si duhet dhe si nuk duhet
Mbledhja e 15të e Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian
OSMANI: MBËSHTETJA PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE HAS MBËSHTETJE MË TË MADHE NGA QYTETARËT
NDIHMA FINANCIARE NGA MBRETËRIA E NORVEGJISË VJEN NË MOMENTIN E DUHUR DHE NË VENDIN E DUHUR
OSMANI: INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE FORCOJNË MIQËSINË MES DY VENDEVE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.