BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: VLERAT EVROPIANE TË NDËRTUARA NË THEMELET E ANTIFASHIZMIT JANË EDHE VLERAT TONA AUTOKTONE
16:05, Friday, January 26, 2018

Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Asociacioni qytetar Acta Non Verba- Shkup u shënua Dita ndërkombëtare për përkujtimin e tragjedisë të Holokaustit që ndodhi gjatë Luftës së dytë Botërore, e cila i përkon 73- vjetorit të çlirimit të kampit fashist Aushvic. Në ngjarje pjesëmarrës ishin përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar si dhe përfaqësues të komunitetit hebrenj në vend.

Në kuadër të ngjarjes u promovua libri i autores hebreje Mimi Kamhi Ergas- Faraxhi JETA IME NËN PUSHTIMIN NAZIST në të cilin përshkruhet golgota e saj prej refugjateje gjatë pushtimit nazist nga Shkupi për në Kosovë e deri në Shkodër, Shqipëri. Libri është përkthyer në tri gjuhë: shqip, maqedonisht, anglisht. Me këtë rast mori pjesë edhe e bija e autores Ita (Drita) Bartuv, e lindur në kohën e golgotës së familjes së saj.

Në këtë ngjarje fjalën e tij e kishte Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, mysafirja e veçantë Ita Bartuv Ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Orian, Ambasadori i  Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Tomas Gerberih dhe Skender Asani, Drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Në libër mund ti njohim vlerat humane të njerëzve të këtij rajoni: shqiptar, maqedonas, serb, turq, të cilët, duke sakrifikuar, ndihmuan për të shpëtuar shumë jetë nga  terrori i Holokaustit, në kujtesën e së cilës ka mbetur sot për të ndërtuar apo për të mbajtur gjallë shpirtin kolektiv të shoqërisë së sotme mbi themelet e këtyre vlerave. Është e rëndësisë së veçantë të kuptojmë që vlerat evropiane të ndërtuara në bazë të antifashizmit janë edhe vlerat tona, ato janë vlera civilizuese që edhe këtu janë autoktonë dhe të cilët na nevojiten për më lehtë ti tejkalojmë sfidat që sot ne po përballemi si popuj të këtij rajoni. theksoi Osmani në fjalën e tij. Ai shtoi se Maqedonia si aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në përgjithësi është e përkushtuar në vlera evropiane të barazisë, humanizmit dhe solidaritetit, dhe vazhdimisht punon në avancimin e të njëjtave.
Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.