BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA E PËRGATITUR DO TI PRET DATAT KYÇ PËR INTEGRIME EVROPIANE NË VITIN 2018
10:42, Friday, January 12, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Bisedime të Bashkimit Evropian, DG NEAR.

Në takim Osmani prezantoi progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues, duke u përqëndruar në implementimin e pjesëve Gjashtë dhe Nëntë të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizuar në shmangien pengesave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s. Realizuam progres të rëndësishëm në të gjitha sferat, implementimi i reformave në periudhën e ardhshëm do të intensifikohet, dhe Maqedonia në vitin 2018e përgatitur do ti pret datat kyçe për integrimet tona- theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se periudhën e kaluar u realizua progres i rëndësishëm në përgatitjen e reformave në fushat prioritare, si që janë reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në gjyqësor, si dhe reforma në administratën publike, ndërkaq pritjet e Qeverisë se së bashku me Kuvendin reformat e duhura do të implementohet deri në shkurt të viti 2018, para daljes së strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian. Me implementimin e reformave të parapara besoj se do të arrihet  progresi i duhur në shmangien e vërejtjeve për progresin, dhe e cila do të rezultojë me hapa konkrete në rrugën tonë euro- integruese- theksoi Osmani në takim.

Në vazhdim Osmani prezantoi edhe progresin në shmangien e pengesave politike, duke i theksuar marrëdhëniet e avancuara me Bullgarinë, miratimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve, si dhe progresin në ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Hapëm kanale të rregullta komunikimi me Greqinë, kemi takime të rregullta të ndërsjella dhe kontakte të cilat i presim të intensifikohen në periudhën e ardhshëm, dhe në fund, të rezultojë me atmosferë të besimit me të cilën do të mund të mbyllet çështja e emrit theksoi Osmani.

Në takim me Kalavera u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e fondeve të IPA-s, si dhe progresi i të ashtuquajturës Master Plan e cila përgatitet në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. Kishim absorbim të suksesshëm të fondeve të IPA-s në vitin 2017 dhe më pak që pres është që në vitin 2018 të vazhdojmë më tempon e njëjtë si dhe të sigurojmë avancim të kapacitetit të IPA-s, strukturës që do të mundësojë përdorim më të madh të shfrytëzimit të mjeteve të IPA-s si dhe që në mënyrë të drejtë për drejtë do të ndikojë në afrimin e Republikës së Maqedonisë deri te standardet dhe vlerat e BE-së theksoi Osmani.
Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMI PËRMES RESPEKTIMIT TË DIVERSITETIT ËSHTË BAZË PËR PAQE DHE PROSPERITET TË QËNDRUESHËM TË EVROPËS NË PËRGJITHËSI
OSMANI: U KRIJUA MOMENTUMI PËR TË CILIN SHPRESOJ QË DO TË DIMË GJITHË TA SHFRYTËZOJMË
OSMANI: PAS RAPORTIT, MAQEDONIA DEL NGA GJENDJA URGJENTE
OSMANI: VAZHDOJMË AGJENDËN REFORMUESE DERI NË ANËTARËSIMIN E PLOTË NË BE
SÇE publikoi Raportin detal faktografik për implementimin e Planit 3-6-9
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.