BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: KEMI SHANS HISTORIKE POR EDHE OBLIGIM QË TI JAPIM FUND ÇËSHTJES SË EMRIT
14:45, Tuesday, January 09, 2018

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së sotme të punës në Republikën e Greqisë, realizoi takim me Ministrin për Punë të Jashtme të vendit, Nikos Kozijas, si dhe Zëvendës Ministrin për Punë të Jashtme i obliguar për çështje evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, Jorgos Katrugalos. 

Në takime u hapën temat e bashkëpunimit të ndërsjellë, avancimit të komunikimit, si dhe rreth masave të tjera për ngritjen e besimit mes dy vendeve. "Kemi progres të dukshëm të komunikimit mes dy vendeve, gjë që shpie dukshëm kah rritja e besimit mes dy vendeve, por edhe në përgjithësi, rritja e besimit mes dy shoqërive", thekoi Osmani, duke shtuar se përmes krijimit të një atmosfere dhe besimi të sinqertë, mund të tejkalohen çështjet e hapura.

"Si politikan, kemi për obligim që t'u krijojmë kushte për prosperitet qytetarëve tanë, progres dhe mirëqenie, e për këtë është e nevojshme që ta avancojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat", theksoi Osmani. Ai shtoi se në periudhën në vazhdim, pret përforcim të masave për ndërtim të besimit në të gjitha fushat: ekonomi, kulturë, arsim, ekologji, bashkëpunim ndërkufitar, energjetikë, transport etj., me çka, krahas ndërtimi të mirëbesimit mes shoqërive, qytetarët do të mund t'i ndjejnë përfitimet nga ky bashkëpunim edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në takime, u hap edhe tema e statusit në të cilin gjendet çështja e emrit. "Viti 2018 paraqet mundësi historike për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të emrit të vendit tonë, dhe, si politikanë të cilët kemi marr besimin për t'u prirë qytetarëve tanë, kemi për obligim të tregojmë pjekuri dhe seriozitet dhe mos ta lëshojmë këtë shans." - theksoi Osmani. Ai shtoi se në Maqedoni ekziston optimizëm i shprehur qartë për mbylljen e kësaj çështjeje dhe shprehi shpresë, se së bashku me sinjalet pozitive të cilat vijnë nga ana e Greqisë, kjo çështje do të tejkalohet.

Krahas marrëdhënieve të ndërsjella, në takime u hapën edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat evropiane, siç janë, mundësia e një krize të re migrantësh, çështja për mënyrën e funksionimit të Unionit dhe pasojat e BREXIT, zgjerimi i Unionit edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimorë etj.
Share!
Lajme
OSMANI: VËRTETOJMË PRIORITETET E INVESTIMEVE PËRPARA AKTIVITETIT TË INVESTIMEVE TË PËRFORCUARA
OSMANI: ME FILLIMIN E PROCESIT TË SKRININGUT, MAQEDONIA BËHET TOP DESTINACION I BIZNESIT PËR KOMPANITË EVROPIANE
OSMANI: AGJENDA E REFORMËS VAZHDON PAVARSISHT NGA SFIDAT POLITIKE
OSMANI: NGA GJERMANIA PRESIM NDIHMË EDHE NË KËTË FAZË FINALE PËR INTEGRIMET TONA EVROPIANE
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.