BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: FILLIMIN EVENTUAL TË NEGOCIATAVE DO TA PRESIM TË PËRGATITUR
12:08, Wednesday, December 27, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mori pjesë në sesionin Edukativo- debatues #EUROTALK ku para përfaqësuesve të shoqërisë civile shpjegoi gjendjen me integrimin evropian, rezultatet e arritura deri më tani, si dhe sfidat të cilat na presin në vitin 2018.

Sa i përket Planit 3-6-9 Zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesës tre, me implementimin e së cilës u krijuan kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të drejta të lira dhe të besueshme qëllimi kryesor i Planit. Ai shtoi se implementimi i pjesëve Gjashtë dhe Nëntë nga Plani është fokusuar në sferat prioritare reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në gjyqësor,  si dhe reforma në administratën publike duke shtuar se Qeveria u zotua që të njëjtat ti implementojë deri në shkurt të vitit 2018, para daljes së strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian, të cilën e lajmëroi Kryetari i Komisionit Zhan Klod Junker.

Në seancën e djeshme të Qeverisë kaloi pakoja kyç reforma në shërbimet e sigurisë, së bashku me pakon për mekanizëm për kontroll të jashtëm të punës së policisë. Me këtë filloi procesi i mbylljes së njërës nga çështjet më të rënda -  reforma në sistemin e sigurisë, si një ndër çështjet më të rëndësishme e definuar në vërejtjet e grupit të lartë të ekspertëve udhëhequr nga Rejnhard Pribe theksoi Osmani. Ai shtoi se MPB-ja, Ministria e Drejtësisë, si dhe grupi punues që iu përkushtua këtyre reformave arritën sukses të madh, duke përgatitur reforma kualitative të cilat në esencë korrespondojnë me rekomandimet dhe vërejtjet nga të cilat del nevoja për reforma.

Zëvendëskryeministri Osmani iu referua edhe sfidave të cilat na presin në vitin 2018 si vit historik i mundësive për mbylljen e çështjeve për BE-në dhe NATO-n. Kemi bazë të mirë të shpresojmë se në vitin 2018 do ta mbyllim çështjen për integrimin evropian, që do të thotë ti hapim bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është sfida më e rëndësishme për vitin 2018, të cilën duhet ta presim të përgatitur si Sekretariat për Çështje Evropiane, dhe si sektor civil fokusi i së cilës janë integrimet evropiane, dhe në përgjithësi, si shoqëri që synon drejt vlerave evropiane. Ai shtoi se Sekretariati për Çështje Evropiane, si institucion e cila është përgjegjëse për udhëheqjen me procesin e negociatave, ka për detyrë ta pres fillimin eventual të negociatave me ekip të përgatitur, strukturë dhe administratë që do të mund të sfidoj me negociatat.

Debati edukativ është nën organizimin e Shoqërisë qytetare për hulumtime, analiza dhe zhvillim të politikave publike EUROTHINK Qendër për strategji evropiane ku marrin pjesë përfaqësues të sektorit civil në Maqedoni.     

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMI PËRMES RESPEKTIMIT TË DIVERSITETIT ËSHTË BAZË PËR PAQE DHE PROSPERITET TË QËNDRUESHËM TË EVROPËS NË PËRGJITHËSI
OSMANI: U KRIJUA MOMENTUMI PËR TË CILIN SHPRESOJ QË DO TË DIMË GJITHË TA SHFRYTËZOJMË
OSMANI: PAS RAPORTIT, MAQEDONIA DEL NGA GJENDJA URGJENTE
OSMANI: VAZHDOJMË AGJENDËN REFORMUESE DERI NË ANËTARËSIMIN E PLOTË NË BE
SÇE publikoi Raportin detal faktografik për implementimin e Planit 3-6-9
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.