BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE PATJETËR TË JETË I PËRGATITUR PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE NË VITIN 2018
12:10, Thursday, December 21, 2017

Sot në Strugë nën organizimin e Sekretariati për Çështje Evropiane, filloi punëtoria Sfidat 2018 në të cilën administrata e Sekretariatit për Çështje Evropiane, së bashku me kabinetin e Zëvendëskryetarit të Qeverisë Bujar Osmani, do ti përcaktojnë planet dhe aktivitetet për përgatitjen e Sekretariatit për Çështje Evropiane për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Republika e Maqedonisë në rrugën e integrimeve evropiane në vitin 2018.

Viti 2018 paraqet vit historik për proceset euro- integruese në Republikën e Maqedonisë, ku si asnjëherë më parë nuk është hapur një dritare mundësie që të bëjmë hap serioz dhe përfundimisht ti mbyllim çështjet për BE-në dhe NATO-n deklaroi Osmani gjatë hapjes së punëtorisë. Ai shtoi se Sekretariati për Çështje Evropiane, dhe kabineti i tij, si dhe struktura administrative në përgjithësi është e nevojës të përgatitet për sfidat të cilat i sjell viti 2018, si vit në të cilën do të sillen vendime të rëndësishme nga ana e organeve të Bashkimit Evropian, për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.

Përderisa me sukses i adresojmë reformat e parapara, por edhe në përputhje me adresimin e suksesshëm të çështjeve të hapura politike, ekziston mundësi serioze që në vitin 2018 ti fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, deklaroi Osmani. Ai shtoi se Sekretariati për Çështje Evropiane, si strukturë më profesionale dhe më e përgatitur administrative, duhet që në kohë ti parashikoj këto ngjarje dhe në mënyrë adekuate ta përgatis ekipin, strukturën dhe administratën për fillimin eventual të negociatave.

Punëtoria Sfidat 2018 realizohet me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ana e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar- GIZ, respektivisht nga fondi i hapur rajonal për promovimin e integrimit evropian në Evropën Juglindore që gjithashtu janë donator të përgjithshëm të punëtorisë.

Me këtë vazhdon mbështetja për Sekretariatin për Çështje Evropiane, i cili si organ kryesor koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për monitorim dhe zbatimin e detyrimeve të vendit për afrimin drejt Bashkimit Evropian, në dy dekadat e fundit vazhdimisht e pati nga Gjermania në aktivitetet për përgatitjen e vendit për sfidat të cilat dalin nga procesi euro- integrues. 

Share!
Lajme
OSMANI: VËRTETOJMË PRIORITETET E INVESTIMEVE PËRPARA AKTIVITETIT TË INVESTIMEVE TË PËRFORCUARA
OSMANI: ME FILLIMIN E PROCESIT TË SKRININGUT, MAQEDONIA BËHET TOP DESTINACION I BIZNESIT PËR KOMPANITË EVROPIANE
OSMANI: AGJENDA E REFORMËS VAZHDON PAVARSISHT NGA SFIDAT POLITIKE
OSMANI: NGA GJERMANIA PRESIM NDIHMË EDHE NË KËTË FAZË FINALE PËR INTEGRIMET TONA EVROPIANE
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.