BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: INTEGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE ËSHTË INTERES I PËRBASHKËT
11:28, Tuesday, December 05, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Estonisë realizoi sërë takimesh me përfaqësues të lartë të vendit mes të cilëve edhe me Klen Jarac, Drejtor i zyrës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë. Si dhe me Erik Nils Kros, Kryetar i grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë.

Në takime u hapën tema për bashkëpunim dypalësh mes Maqedonisë dhe Estonisë, bashkëpunimin rajonal në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e rajonit. Theks të veçantë iu vu bashkëpunimit të parlamenteve nacionale në kuadër të grupit parlamentar mes R. së Maqedonisë dhe R. së Estonisë si dhe avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në kuadër të takimeve Zëvendëskryeministri Osmani potencoi marrëdhëniet e mira dypalëshe të cilat janë në drejtim të mbështetjes së proceseve tona euro- atlantike nga ana e Estonisë. Osmani potencoi energjinë e re politike në drejtim të optimizmit evropian e cila u krijua me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, të cilën qytetarët e konfirmuan edhe në zgjedhjet e fundit lokale. Viti 2018 paraqet vit historik për Republikën e Maqedonisë për çështjet tona eurointegruese dhe për këto ambicie presim mbështetje nga Estonia theksoi Osmani.

Në takime u hapën edhe çështjet e menaxhimit me sfidat evropiane, si që janë lajmet e rreme, zbulimi i populizmit radikal, nacionalizmi, ndikimi gjeopolitik nga Lindja, sfidat e krizës së migrantëve etj. U konstatua se gjitha sfidat rajonale dhe evropiane në Ballkan duhet të zgjidhen në drejtim të vlerave evropiane, por më mirë, me përforcimin e perspektivave evropiane të rajonit, si dhe mbajtjen e besueshmërisë së procesit të zgjerimit. Gjatë bisedimeve bashkërisht u konstatua se roli i parlamenteve nacionale dhe Parlamentit Evropian janë të rëndësisë së veçantë për procesin e zgjerimit si dhe për reformat e reja politike të BE-së.

Paraprakisht, në kuadër të vizitës në Estoni Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takim edhe me Ministrit për Punë të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Share!
Lajme
OSMANI: VËRTETOJMË PRIORITETET E INVESTIMEVE PËRPARA AKTIVITETIT TË INVESTIMEVE TË PËRFORCUARA
OSMANI: ME FILLIMIN E PROCESIT TË SKRININGUT, MAQEDONIA BËHET TOP DESTINACION I BIZNESIT PËR KOMPANITË EVROPIANE
OSMANI: AGJENDA E REFORMËS VAZHDON PAVARSISHT NGA SFIDAT POLITIKE
OSMANI: NGA GJERMANIA PRESIM NDIHMË EDHE NË KËTË FAZË FINALE PËR INTEGRIMET TONA EVROPIANE
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.