BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NA NAVOJITET PËRVOJA E ESTONISË PËR FORMIMIN E EKIPEVE NEGOCIUESE DHE STRUGTURËS NEGOCIUES
10:19, Monday, December 04, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Estonisë është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme, Sven Mikser.

Në takim janë shqyrtuar prioritetet e kryesimit estonez me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit, politika e zgjerimit, si dhe procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Osmani me këtë rast potencoi përcaktimin politik të Republikës së Maqedonisë si pjesë e optimizmit evropian që është shtrirë në mbarë rajonin e Ballkanit, por edhe mes vendeve anëtare të BE-së. Ky momentum volitshëm është shans historik në rrafshin e integrimeve euro-atlantike, për çka Republika e Maqedonisë po bënë çmos që të mos lëshohet si mundësi.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë shikon me optimizëm faktin që Republika e Estonisë do të kryesojë deri në fund të vitit Këshillin e Bashkimit Evropian, periudhë kjo gjatë së cilës shteti ynë po punon me përkushtim të theksuar për çuarjen përpara të reformave dhe evitimin e të gjitha barrierave që vështirësojnë përafrimin me BE-në: Qëllimi ynë është që, përderisa zgjat kryesimi I Estonisë, të marrim sinjalet e para nga BE-ja për vizibilitetin e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë, deklaroi z. Osmani, duke nënvizuar se është mire që Republika e Maqedonisë në rrugëtimin e vet drejt BE-së ka miq dhe mbështetës dhe edhe Republika e Estonisë është në mesin e këtyre aleatëve. Në këtë drejtim, Osmani përkoi ndihmë të drejtë përdrejtë nga Estonia për Sekretariatin për Çështje Evropianje, për formimin, përgatitjen dhe trajnimin e ekipit negociues për fillimin eventual të negociatave të jetë i pritur me ekip të përgatitur për negociata. Në mënyrë plotësuese, Osmani kërkoi edhe mbështetje në përvojë dhe njohuri për formimin dhe përgatitjen e strukturës negociuese në gjithë administratën, duke e pasur parasysh përvojën e Estonisë, si dhe ngjashmërinë e administratës evropiane në të dy vendet.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se BE-ja po e konfirmon pozicionin e mbështetjes së procesit të zgjerimit, ndërkaq kryesimi i Estonisë, si dhe më pas të Bullgarisë, Austrisë dhe Rumanisë, janë një rast i papërsëritshëm, një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta humbasin.

Në kuadër të vizitës në Estoni, Zëvendëskryeministri Bujar Osmani do të realizojë takime edhe me Klen Jarac, Drejtor i Zyrës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë, me Tomas Vitsut, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin estonez, si dhe me Erik Nils Kros, Kryetar i grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë.

Share!
Lajme
OSMANI: PAS RAPORTIT, MAQEDONIA DEL NGA GJENDJA URGJENTE
OSMANI: VAZHDOJMË AGJENDËN REFORMUESE DERI NË ANËTARËSIMIN E PLOTË NË BE
SÇE publikoi Raportin detal faktografik për implementimin e Planit 3-6-9
OSMANI: REALIZUAM MË SHUMË SE 90% NGA REFORMAT E PARAPARA DHE 100% NGA THELBI I PLANIT 3-6-9
Studentë në studime të magjistraturës nga Kolegji i Evropës Natolin për vizitë në Sekretariatin për Çështje Evropiane
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.