BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MBËSHTETJA PËR PROJEKTET E MËDHAJA INFRASTRUKTURORE DO TË THOTË MBËSHTETJE PËR PERSPEKTIVAT EVROPIANE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
16:40, Wednesday, November 29, 2017

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit Nacional të IPA-s (NIPAK), së bashku me kolegun e tij, Zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, udhëhoqën takimin koordinues të ministrave të Komitetit Nacional Investues.

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani iu falënderua donatorëve për pjesëmarrjen dhe interesimin e donacioneve të mjeteve për projekte.

Takimi u realizua me qëllim që të shqyrtohet përbërja e Listës së Vetme të Projekteve, ndërsa u shqyrtuan edhe propozim projektet potenciale të cilat janë të gatshme për aplikim dhe të cilat përmbushin kërkesat e Instrumentit Kornizë për Investime në vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me agjendën e BE-së për ndërlidhje (e ashtuquajtura connectivity agenda) dhe Programit të punës së Qeverisë 2017-2020.

Theks i veçantë në këtë takim u vu projektit për ndërtimin e autostradës së re Gostivar- Kërçovë, pjesë e Korridorit VIII, faya e parë e ndërtimit të autostradës Bukojçani- Kërçovë në gjatësi prej 13 KM si dhe projektit për rekonstruktim të autostradës Kriva Palankë kalimi kufitar Deve- Bair Republika e Bullgarisë, pjesë e Korridorit VII në gjatësi prej 13 KM.

Obligimi ynë është që të sigurojmë absorbim sa më të madh të fondeve të parapara për ndërlidhje infrastrukturore dhe energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është bazë për bashkëpunim më të madh të ndërsjellë, zhvillim më të shpejtë ekonomik, por edhe mënyrë më e mirë për ti tejkaluar dallimet politike dhe mbyllje të çështjeve të hapura me fqinjët- theksoi Osmani në takim, duke potencuar edhe rëndësinë e realizimit të fondeve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se periudha historike në të cilën gjendemi në rrugën drejt integrimit evropian, në të cilën Maqedonisë me doemos të hapëroj në implementimin e reformave nga Plani 3-6-9, mbështetja për projektet e mëdhaja infrastrukturore do të thotë mbështetje për perspektivat evropiane të vendit tonë.

Komiteti Nacional i Investimeve (KNI) është organ këshillëdhënës, i cili në mënyrë transparente radhit projektet infrastrukturore strategjike. Ky organ u formua me qëllim të planifikimit më të mirë të projekteve, të përcaktohet prioriteti i tyre dhe të ndahen mjetet për infrastrukturë të transportit dhe lidhjes energjetike në vend me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Share!
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA DHE KOSOVA KANË POTENCIAL PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT TË NDËRSJELLË
OSMANI: TANI KEMI NEVOJË PËR MBËSHTETJEN E MIQVE TANË NDËRKOMBËTAR
OSMANI: MAQEDONIA DHE KOSOVA NDAJNË ORIENTIM TË NJËJTË EURO- ATLANTIK
OSMANI: NEVOJITET AVANCIMI I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK DHE SHKËMBIM MES DY VENDEVE
OSMANI: MAQEDONIA DHE SHQIPËRIA MERITOJNË VEND NË STRATEGJINË PËR ZGJERIM TË KOMISIONIT EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.