BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: PRESIM PROGRES KONKRET PËR INTEGRIMET TONA EURO-ATLANTIKE
15:55, Wednesday, September 13, 2017
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani, realizoi një takim me z. Tis van der Plas, Drejtor i përgjithshëm për bashkëpunim europian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës. 

Si themelues i BE-së dhe mbështetës i fuqishëm i zgjerimit, vlerësojmë mbështetjen tuaj të vazhdueshme në përpjekjet tona për fillimin e bisedimeve me BE-në, në veçanti në kuadër të strukturave të BE-së, në Këshillin dhe organet e tij edhe në Parlamentin Europian, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit.

Në takim Osmani dhe Van der Plas diskutuan bashkëpunimin aktual  bilateral mes dy vendeve, projektet e realizuara me sukses  dhe sferat e përmirësimit të bashkëpunimit, sepse për shumë vite Holanda është njëri nga donatorët më të mëdhenj të vendit, mbështetës i qëndrueshëm dhe partner i Maqedonisë në aspiratat euro-atlantike. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së drejtpërdrejtë bilaterale, duke përmendur ndërtimin e institucioneve, mbështetjen e projekteve infrastrukturore, mbështetje për financimin e bizneseve të vogla dhe fillestare etj., si segmente ku me sukses është targetuar mbështetja e Holandës. Osmani kërkoi vazhdimin e mbështetjes së ndihmës Holandeze, si ndihmë e targetuar, me qëllim që ti ndihmohet vendit në qëllimet e saja strategjike- integrim ne BE dhe NATO.

Në vazhdim Zëvendëskryeministri Osmani në takim njoftoi  Van der Plas edhe me implementimin e masave nga Plani 3-6-9, bashkëpunimin e avancuar me vendet fqinje, për të cilën shembull më i mirë është mbyllja e çështjeve të hapura përmes marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe fryma e re pozitive politike e cila u krijua me vizitën e ministrit Koxias në Maqedoni. Ai shtoi se ngadalë po mbyllen obligimet e parealizuara nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilën po hiqen të gjitha pengesat në rrugën tonë drejt integrimeve europiane. Në këtë drejtim, së shpejti presim edhe hapa konkrete nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar, në mbylljen e çështjes për NATO-n, ashtu edhe në realizimin e hapërimit të rëndësishëm për integrimet tona europiane- theksoi Osmani.
Share!
Lajme
Brifing i Bujar Osmanit në Sekretariatin për Çështje Evropiane në temë Plani 3-6-9+ OSMANI: KEMI NEVOJË PËR NJË KONSENSUS TË GJERË SHOQËROR PËR REFORMAT E PLANIT 3-6-9
Takim i Komesarit Johanes Han me Osmanin, Spasovskin, Saljiun dhe Mançevskin OSMANI: PLANI 3-6-9 ËSHTË I RRUMBULLAKËSUAR NË TËRËSI DHE REFLEKTON OBLIGIMIN PËR REFORMA TË MAQEDONISË
Takim Osmani Ivanov OSMANI: ËSHTË I NEVOJSHËM KONSENSUS PËR REFORMAT PËR TA MBYLLUR ÇËSHTJEN E BE-SË DHE NATO-S NË VITIN 2018
Takimi Osmani Kalavera në Bruksel OSMANI: PRES PËRMIRËSIM TË DUKSHËM TË SHFRYTËZIMIT TË MJETEVE IPA
OSMANI NË QENDRËN E POLITIKËS EVROPIANE NË BRUKSEL OSMANI: IMPLEMENTIMI I PLANIT 3-6-9 DREJTON KAH NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIMIN NË BE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.