BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NA NEVOJITET MBËSHTETJE PËR ZGJIDHJEN URGJENTE TË ÇËSHTJES PËR NATO
12:42, Wednesday, September 13, 2017
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi një takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Tomas Gerberih.

Zëvendëskryeministri Osmani përshëndeti interesimin e Gjermanisë si dhe mbështetjen e deritashme të Maqedonisë në përpjekjet që vendi të kthehet në rrugën euro- atlantike, me interes edhe për shumicën e  qytetarëve. Osmani informoi Ambasadorin edhe për vizitën e tij të fundit në Berlin, duke theksuar se Gjermania u dëshmua partner strategjik i Republikës së Maqedonisë për tu integruar në BE, në veçanti me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe teknike për institucionet nacionale.

Gjermaninë e konsiderojmë si përkrahëse të fuqishme të politikës së zgjerimit dhe aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE,  gjë që u dëshmua më së miri me inicimin e Procesit të Berlinit dhe samitet që pasuan në Berlin, Vjenë, Paris dhe  së fundi në Trieste,- theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. Ai  shprehu shpresën se ky bashkëpunim tradicionalisht i suksesshëm ka për të vazhduar edhe gjatë mandatit të ambasadorit Gerberih.

Zëvendëskryeministri Osmani njoftoi Ambasadorin Gerberih edhe me Plan 3-6-9 dhe realizimin e deritanishëm të tij, me prioritetet e Qeverisë së re për zhbllokimin e proceseve të integrimeve euro- atlantike të vendit, si dhe me kursin e ri të politikës së jashtme për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Sikurse theksoi Osmani, për këtë flet firmosja e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, por edhe vizita e suksesshme e ministrit të Jashtëm grek, Koxias në Maqedoni. Sipas tij, ky është vetëm fillim i avancimit të marrëdhënieve me vendet fqinje që ka për të vazhduar edhe në të ardhmen.

Gjatë periudhë së ardhshme pres progres në çështjen e integrimeve euro- atlantike dhe në këtë drejtim pres mbështetje për zgjidhjen e plotë të çështjes së pranimit të Maqedonisë në NATO,- theksoi Osmani gjatë takimit me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë. Maqedonisë, tha ai, i nevojitet një qartësi e perspektivës europiane, me qëllim të përforcimit të agjendës europiane të vendit, si dhe të mbarë rajonit.
Share!
Lajme
Komiteti i tretë i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi OSMANI: OPTIMIZMI RAJONAL EUROPIAN PARAQET SHANS TË PAPËRSËRITSHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOTR
OSMANI: MBËSHTETJA E TARGETUAR NGA USAID KA NDIKIM TË MADH NË ZHVILLIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
OSMANI: NA PRET BASHKËPUNIM I FRYTSHËM ME KOMUNITETIN E BIZNESIT
OSMANI: PRESIM PROGRES KONKRET PËR INTEGRIMET TONA EURO-ATLANTIKE
OSMANI: NA NEVOJITET MBËSHTETJE PËR ZGJIDHJEN URGJENTE TË ÇËSHTJES PËR NATO
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.