BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI NË TAKIM ME HANTKE: NEVOITET MBËSHTETJE PËR DIALOG MES GJITHA PARTIVE POLITIKE PËR MBYLLJEN E ÇËSHTJEVE TË INTERESIT NACIONAL
12:39, Thursday, September 07, 2017
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani pati një takim me Drejtorin e Fondacionit Fredrih Ebert Shtiftung në Maqedoni, Frank Hantke.

Takimi Osmani Hantkes pason vizitën e Zëvendëskryeministrit në Berlin me ftesë të Ministrit Gjerman të shtetit Mihael Rot, me çrast bisedoi edhe me Aleksandër Kalvajt, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në fondacionit Fredrih Ebert.

Zëvendëskryeministri në takim informoi Drejtorin Hantke për realizimin e Planit 3-6-9, lidhur me reformat e zbatuara për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit, Osmani iu referua edhe progresit të arritur në marrëdhëniet ndërfqinjësore të vendit që janë të dukshme: u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ndërsa vizita e Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Koxias, gjithashtu paraqet sinjal për zhvillim pozitiv të marrëdhënieve fqinjësore me Greqinë, por edhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend me miratimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Zëvendëskryeministri Osmani në takim kërkoi nga Hantke mbështetjen e Fondacionit në zbatimin e reformave të Qeverisë së re, që janë prioritare për këtë periudhë, në veçanti mbështetje për procesin e  transformimit të fushave në përfshirjen e shoqërisë civil në më shumë nivele dhe mbështetjen e aktivizmit qytetar, promovimin e dialogut shoqëror, integrimin evropian të vendit dhe bashkëpunimi rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen e dialogut mes aktorëve politik për arritjen e konsensusit për çështjet që janë të rëndësisë së veçantë për Maqedoninë. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi është i kënaqur me funksionimin e deritanishëm të Fondacionit Fredrih Ebert, që në Maqedoni vepron nga viti 1996 dhe është partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm për bashkëpunim.
Share!
Lajme
Komiteti i tretë i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi OSMANI: OPTIMIZMI RAJONAL EUROPIAN PARAQET SHANS TË PAPËRSËRITSHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOTR
OSMANI: MBËSHTETJA E TARGETUAR NGA USAID KA NDIKIM TË MADH NË ZHVILLIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
OSMANI: NA PRET BASHKËPUNIM I FRYTSHËM ME KOMUNITETIN E BIZNESIT
OSMANI: PRESIM PROGRES KONKRET PËR INTEGRIMET TONA EURO-ATLANTIKE
OSMANI: NA NEVOJITET MBËSHTETJE PËR ZGJIDHJEN URGJENTE TË ÇËSHTJES PËR NATO
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.