BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: PRES UNIFIKIM RRETH INTEGRIMEVE EUROPIANE DHE PLANIT 3-6-9
15:05, Wednesday, September 06, 2017
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot kishte fjalën e tij para të pranishmëve në prezantimin e projektit PERFORM ON REFORM mbikqyrjen e progresit të reformave lidhur me aderimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian, nën organizimin e Institutit për Demokraci Societas Civilis Shkup në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se është i kënaqur nga iniciativa e Societas Civilis dhe Konrad Adenauer lidhur me ndjekjen e implementimit të Planit 3-6-9, duke theksuar se është në përputhje edhe me angazhimin e Qeverisë për përfshirjen aktive të sektorit civil në krijimin e politikave si dhe duke i theksuar mangësitë për tejkalimin e tyre, ndërkaq dy organizatat deri më tani kanë dhënë kontribut të dukshëm në zhvillimin e përforcimit të shoqërisë civile dhe zbatimin e reformave.

Plani 3-6-9, si dhe gjithë procesi i integrimit europian, nuk i takon vetëm Qeverisë, por është diçka ku ne të gjithë  duhet të unifikohemi pa marrë parasysh interesat personale, partiake apo ndonjë interes tjetër. Mendoj që, Plani paraqet platformë të gjerë në bazë të së cilës definohen proceset kyçe reformuese  që kanë për qëllim kthimin e procesit euro-integrues dhe sigurimin e mbështetjes së gjerë shoqërore theksoi
Zëvendëskryeministri Osmani.

Ai theksoi se Planin që promovoi Qeveria me 5 korrik mbulon pjesën 3,  ku janë masat që duhet të realizohen  deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, paralelisht janë duke u përgatitur edhe pjesa 6 dhe 9 respektivisht masat që duhet të realizohen deri në Këshillin e dhjetorit të BE-së dhe deri në Raportin e ardhshëm të KE-së në pranverë. Qëllimi ynë është të sigurojmë argumente të mjaftueshme që Komisioni Europian ta tërheq kushtëzimin e rekomandimit për fillimin e bisedimeve, dhe më pas së bashku të bëjmë përpjekje dhe të lëvizim drejt hapjes së bisedimeve theksoi Osmani.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu pritshmëritë nga projekti se do ta ndjek, kritikoj, dhe plotësoj punën e Qeverisë në zbatimin e reformave, sepse është e hapur dhe e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile. Shpresojmë se përmes dialogut të përbashkët do të sigurojmë përmirësim në bashkëpunimin tonë sepse, siç e  theksova edhe në fillim,  rroli i juaj, respektivisht rroli i sektorit civil është i rëndësisë së veçantë lidhur me kontributin që mund ta jep në krijimin e politikave por gjithashtu edhe duke i theksuar dobësitë në sistem përfundoi Osmani.
Share!
Lajme
OSMANI: VËREJTJET E FUNDIT TË PRIBE-s NË PËRGJITHËSI DO TË PËRFSHIHEN NË PLANIN 3-6-9
OSMANI NË SALZBURG: GJITH BALLKANI ËSHTË NËN NDIKIMIN E OPTIMIZMIT EUROPIAN QË ËSHTË I PRANISHËM EDHE NË VENDET ANËTARE TË UNIONIT
OSMANI: NË PËRPUTHJE ME PROCESIN REFORMUES DHE FRZMËS POZITIVE PRES QË BE-ja TË REAGOJË NË MËNYRË ADEKUATE
OSMANI: BREXIT NUK DO TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË ZGJERIMIN E BE-së DREJT BALLKANIT PERËNDIMOR
Komiteti i tretë i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi OSMANI: OPTIMIZMI RAJONAL EUROPIAN PARAQET SHANS TË PAPËRSËRITSHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOTR
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.