BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Diskutim me Odat ekonomike rreth Raportit të Komisionit Evropian
14:04, Thursday, November 20, 2014

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me përfaqësues të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Temë kryesore e diskutimit në takim ishte Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 dhe Strategjia e zgjerimit me theks në kriteret ekonomike në Raport.

Në takim të pranishmit biseduan për masat e përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë përmes sigurimit të sigurisë ligjore, kualifikim të mëtejmë të fuqisë punëtore, sipas nevojave të tregut të punës, nxitjes së inovacioneve dhe përmirësimit të disiplinës fiskale dhe transparencës.

Zëvendëskryeministri theksoi se konfirmim për biznes klimën e volitshme në Republikën e Maqedonisë janë parashikimet ekonomike vjeshtore për vitin 2014 në Komisionin Evropian sipas të cilit rritja e parashikuar e BPV për Republikën e Maqedonisë paraqet 3.3% për vitin 2014, 3.4 në 2015 dhe 3.6 në vitin 2016, që na rangon në vendin e parë në rajon dhe vendin e dytë në Evropë.

Gjithashtu, u theksuan rangimet në raportet relevante ndërkombëtare nga fusha e konkurrencës. Sipas raportit të Doing Business të Bankës Botërore, Republika e Maqedonisë është e ranguar në vendin e 30 në vitin 2015, me çka vendi ynë ishte më së larti i ranguar krahasuar me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia po ashtu ka shënuar përmirësim për 10 pozita në dhe është ranguar në vendin e 63 në Raportin e Konkurencës globale për vitin 2014-2015.

Në pjesën e dytë të diskutimit theksi u vendos në IPA 2, ku për dallim të IPA 1 u potencua se do të realizohet një proces i gjerë konsultimesh me palë të ndryshme të interesuara mes të cilave edhe komuniteti i biznesit, gjë që solli deri tek inkorporimi i propozimeve të tyre në Dokumentin Nacional Strategjik për IPA 2. U theksuan mundësitë që i ofrojnë Programet e Unionit Horizont 2020 dhe COSME, si dhe instrumentin e sapoformuar Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF), përmes të cilit rreth 300 milion euro do të qëndrojnë në dispozicion për kompanitë në rajon.

Me qëllim të informimit dhe shfrytëzimit më të mirë të mjeteve nga instrumentet evropiane për mbështetje financiare, me iniciativë të Zëvendëskryeministrit Besimi, të pranishmit u dakorduan për mbajtjen e prezantimeve dhe punëtorive publike në bashkëpunim me institucionet kompetente shtetërore, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup dhe me përfaqësues të Odave Ekonomike.

Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.