BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Besimi: Në Agjendën e BE-së nuk bëhet fjalë për orientimet tona të djathta apo të majta politike por për atë se a kemi progres apo regres në rrugën tonë drejtë BE-së
12:50, Wednesday, November 12, 2014

 Sot, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dr. Fatmir Besimi, para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, i prezantoi arritjet dhe shkallën e realizimit të Programit Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian – NPAA, rishikimi i tremujorit të tretë për vitin 2014.

Në fillim, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se në Agjendën e BE-së nuk bëhet fjalë për orientimet tona të djathta apo të majta politike por për atë se a kemi progres apo regres në rrugën tonë drejtë BE-së, njëherësh duke nënvizuar se periudha në vijim është shumë e rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht në aspekt të adresimit të rekomandimeve kyçe në fushat prioritare të Raportit të Komisionit Evropian për progresin e vendit. Në këtë drejtim filloi rishikimi i Programit Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian – NPAA, rishikimi për vitin 2015, ku do të definohen aktivitetet afatshkurtra dhe afatmesme që do të bazohen në rekomandimet e Raportit e Komisionit Evropian, i cili rishqyrtim pritet të përfundojë dhe të miratohet derë në fund të këtij viti.

Me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes më të madhe në proces, Sekretariati për Çështje Evropiane ftoi shoqërinë civile, sektorin/organizatat e mediave dhe komunitetin akademik, që të japin propozime për aktivitete konkrete, të cilat do të kontribuonin në avancimin e mëtutjeshëm të situatës në fusha të ndryshme, siç janë: demokracia dhe sundimi i ligjit, gjyqësia, liria e shprehjes, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave, politika sociale etj.


Gjithashtu, Besimi theksoi se Qeveria ka përgatitur edhe Planin draft të veprimit, me qëllime afatshkurtra në fushat prioritare (gjyqësi, liria e shprehjes dhe mediave, ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet ndëretnike, reforma në administratën publike, adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim rajonal) në të cilat veç më punohet.


Lidhur me realizimin e NPAA 2014, deri më 11 nëntor 2014, janë miratuar 20 ligje, (gjegjësisht 35,1%), dy janë në procedurë parlamentare, dy janë në procedurë qeveritare ndërsa nëntë janë në procedurë ndërsektoriale. Rreth akteve të parapara nënligjore, janë miratuar 64 (gjegjësisht 44,8%), dy janë në procedurë qeveritare ndërsa 24 janë në procedurë ndërsektoriale, theksoi Besimi.

Për reformat në gjyqësi, mes tjerash Besimi potencoi se është mbajtur mision ekspertësh për gjyqësinë në të cilën kanë marr pjesë ekspert të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të institucioneve gjyqësore të vendit. Gjithashtu, nga ana e Këshillit Gjyqësor është kryer vlerësim i rregullt vjetor i punës së gjykatësve për vitin 2013. Si posaçërisht të rëndësishme e theksoi reformën e kornizës ligjore rreth vlerësimit të përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve e cila do të realizohet në bashkëpunim me Komisionit Evropian.

Në kuadër të kritereve ekonomike u theksua si vijon: sipas parashikimeve ekonomike vjeshtore të Komisionit Evropian për vitin 2014, rritja vjetore e projektuar e PBV-së në Republikën e Maqedonisë është më e larta në rajon dhe e dyta në Evropë, gjegjësisht 3,3 % në vitin 2014, 3,4% në vitin 2015 dhe 3,6% në vitin 2016. Po ashtu, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë është lartë e ranguar në raportet ndërkombëtare për konkurrencë edhe atë në pozitën e 63-të të Raportit për Konkurrencë Globale për vitet 2014 dhe 2015, gjë që paraqet përmirësim për 10 pozita në krahasim me vitin e kaluar dhe është në pozitën e 30-të në Raportin e Doing Business të publikuar nga Banka Botërore, gjë që paraqet rangim më të lartë krahasuar me të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në fund të prezantimit të NPAA para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane në Parlament, zëvendëskryeministri Besimi tha se këto janë një pjesë e arritjeve thelbësore në zbatimin e reformave të agjendës së BE-së dhe theksi se është e domosdoshme që të gjithë të tregojnë konstruktivitet maksimal dhe të fokusohen në realizimin e prioriteteve dhe reformave kyçe.

 

Share!
Lajme
ZKQ Dimitrov në mbledhje me video konferencë me Eurokomesarin për Fqinjësi dhe Zgjerim dhe kolegët nga rajoni
Nga takimi Dimitrov-Rot: „ Me një shtet mik si Gjermania në krye të Bashkimit Evropian suksesi I përbashkët është i patjetërsueshëm“
Dimitrovi: „Në dritën e sigurimit të mbështetjes financiare për BP, veçanërish do të jetë i rëndësishm miratimi i Planit të Investimeve Ekonomike për rajonin, në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe një standard më të mirë të jetesës për qytetarët e rajonit"
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.