BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Takimi i Zëvendëskryeministrit Besimi me ambasadorin e ri të Spanjës, Sh.E Ramon Abaroa Karanza
10:44, Friday, November 07, 2014

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Sh.E. Ramon Abaroa Karanza.

Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Besimi i uroi ambasadorit funksionin e ri duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij, dhe njëherësh e falënderoi për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr në vazhdimësi nga Mbretëria e Spanjës.
Në takim u bisedua për procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë, arritjet dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet vendi dhe të cilat janë të theksuara në Raportin e tetorit të Komisionit Evropian, si dhe për të gjitha aktivitet të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane kanë ndërmarrë në drejtim për tejkalimit të sfidave dhe për arritjen e progresit të mëtejmë deri në mbajtjen e Këshillit të BE-së në muajin dhjetor. Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se duke u nisur nga fakti që integrimet evropiane mbeten prioritet strategjik për shtetin tonë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjitha organet e administratës shtetërore në koordinim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, punojnë me përkushtim në drejtim të përmirësimit të procesit reformues, gjë që para së gjithash është në interes të qytetarëve tanë.

Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se Spanjën e shohim si partner të mirëseardhur me potenciale të larta për zhvillim të bashkëpunimit bilateral, përforcimin i kapaciteteve administrative për shfrytëzimin e IPA-s dhe mbështetjen e procesit të afrimit kah BE.

Në të kaluarën Spanja ka marr pjesë në katër Twinning projekte dhe është i rëndësishëm kontributi i saj për hidrosistemit në Lisiçe, mbështetjen për teknologjinë informative dhe komunikative dedikuar komunave, si dhe në trajnimet përmes TAEX.
Ambasadori i Spanjës, Karanza theksoi se Mbretëria e Spanjës fuqishëm mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë me përkrahjen e Republikës së Maqedonisë në këtë drejtim, përfshirë këtu edhe projektet konkrete bilaterale për zhvillim të bashkëpunimit sektorial.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e mira bilaterale dhe këmbimi i përvojave ndërmjet administratës dhe palëve të tjera të interesuar mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës, do te vazhdojnë edhe më tutje si dhe do të punohet edhe në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në fushat e reformave prioritare.

Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.