BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: KANOSJA NGA COVID ENDE NUK KA KALUAR MEDOEMOS TA MBAJMË KAPACITETIN E SISTEMIT SHËNDETËSOR
15:08, Monday, June 01, 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, n[ rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj në vend, i dorëzoi për shfrytëzim respiratorët të cilët si donacion mbështetje për vendin tonë në luftë kundër COVIC19 i siguroi nga Mbretëria e Norvegjisë.


Edhe një donacion tjetër të realizuar me sukses ndihmë e huaj e cila është në mënyrë të drejtpërdrejtë e dedikuar për përforcimin e kapaciteteve në ballafaqimin me COVID-19. Bëhet fjalë për 20 respiratorë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë, të cilat realizohen përmes zyrës përfaqësuese të UNOPS-it në vend, dhe të cilat janë me origjinë nga Turqia theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje deri në Qeverinë dhe qytetarët e Mbretërisë së Norvegjisë, për bujarinë dhe solidaritetin e tyre të sinqertë, që po e tregojnë gjatë kësaj periudhe të krizës, që paraqet edhe një lloj vazhdimësie të mbështetjes afatgjate dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, si falënderim deri tek Agjencioni UNOPS që siguroi realizim të pandërprerë të kësaj ndihme.


Pavarësisht suksesit fillestar të kanalizimit të pandemisë, jemi të vetëdijshëm që të dhënat e ditëve të fundit, tregojnë rritje të re, një kulm të ri të epidemisë, që vetëm e konfirmon faktin se virusi nuk është as i mposhtur, e as i parrezikshëm. Pikërisht për këtë, krahas mesazheve për zbatim të kujdesshëm dhe të disiplinuar të masave, mbajtjen e distancë dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, maskave, higjienës - ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe në përforcimin e kapacitetit të sistemit shëndetësor, jo vetëm për tu ballafaquar me sfidën aktuale, por edhe të jetë në gjendje t'i rezistojë një valë të re, që parashikohet se mund të ndodhë në vjeshtë shtoi Osmani, ku edhe potencoi, se kjo pajisje edhe nëse plotësisht kalon kërcënimi i COVID-19, në masë të konsiderueshme do ta përmirësojë sistemin shëndetësor, potencialin e kujdesit shëndetësor në vend për t'u ballafaquar me sfidat aktuale, ndërhyrjet kirurgjikale, nevojat për kujdes të veçantë.


Dhjetë nga 20 respiratorët e donuar do të vendosen në dispozicion në spital SPQ 8 Shtatori, kurse 10 respiratorët e tjerë, do të shpërndahen në Shtëpitë Shëndetësore në vend, siç janë Spitalet Klinike në Tetovë, Manastir dhe Shtip, ku do të dërgohen nga dy respiratorë, si dhe nga një respirator në Spitalet e Përgjithshme në Strugë, Ohër, Prilep dhe Strumicë.

Share!
Lajme
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
Negociuesi Kryesor me BE-në, Osmani kërkoi konsensus shtetëror për negociata
OSMANI: COVID KOORDINUES NË FABRIKA DHE INSTITUCIONE PËR ZBATIM TË REKOMANDIMEVE DHE KOMUNIKIM TË LEHTËSUAR
Respiratorët e donuar nga Mbretëria e Norvegjisë arritën në vend
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.