BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: Ndihma e Polonisë në një linjë me fazën e dytë të lehtësimit të masave
15:20, Thursday, May 28, 2020

Zëvendës Kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj në vend, në prezencë të Ambasadorit të Republikës së Polonisë SH.T. Wojciech Tyciński sot në Kazermën Ilinden  pranoi donacionin që Republika e Polonisë e ka siguruar për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër COVID 19.


"Bëhet fjalë për mjete mbrojtëse dhe dezinfektues , më saktë mbi 100 mijë maska mbrojtëse dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues. Mirëpo, nuk bëhet fjalë vetëm për donacionin, por edhe për transportin në kushte dhe sfida specifike, që e gjitha është organizuar nga ana e Shërbimit Shtetëror Zjarrfikës të Polonisë, që të mund këto prodhime të arrijnë këtu në Shkup", - theksoi Osmani, më pas duke shprehur falënderim deri tek Ambasadori Wojciech, tek Qeveria e Polonisë, deri tek Shërbimi i Zjarrfikësve, por edhe tek qytetarët polak për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në kohë krize, me çka vetëm konfirmohet mbështetja të cilën Republika e Polonisë në vazhdimësi ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut.


"Hyjmë në fazën e dytë dhe të tretë të strategjisë së Qeverisë për luftën kundër COVID-19, e cila paraqet lirimin e lëvizjes së qytetarëve, mirëpo me aplikim më të rreptë të rekomandimeve mes të cilave më e rëndësishmja është mbajtja e maskave dhe dezinfektimit të shpeshtë, si të duarve ashtu edhe të sipërfaqe. Me vetë atë se ndihma polake përbëhet prej maskave dhe dezinfektuesve, është ndihmë e arrirë në kohë të duhur dhe për qëllimin e duhur, duke pas parasysh se në kohën që vijon do të kemi nevojë për këto mjete në sasi të mëdha- shtoi Osmani, me ç'rast potencoi se ndihma e sotme nga Polonia nuk paraqet rastësi, por vazhdimësi e marrëdhënieve të mira reciproke, sepse Polonia siguroi mbështetje për vendin përmes Kryqit të Kuq edhe gjatë krizës së vërshimeve në vitin 2016.


Donacioni i sotëm nga Republika e Polonisë është pjesë e karvanit të ndihmës humanitare të cilën Polonia e siguroi për të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për menaxhim më të lehtë me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.
Share!
Lajme
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
Negociuesi Kryesor me BE-në, Osmani kërkoi konsensus shtetëror për negociata
OSMANI: COVID KOORDINUES NË FABRIKA DHE INSTITUCIONE PËR ZBATIM TË REKOMANDIMEVE DHE KOMUNIKIM TË LEHTËSUAR
Respiratorët e donuar nga Mbretëria e Norvegjisë arritën në vend
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.