BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
16:00, Wednesday, October 30, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Genoveva Ruiz Kalavera dhe me Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Ejhorst, të cilët për vizitë qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u shkëmbyen mendimet dhe përshtypjet lidhur me rezultatin e samitit të tetorit të Unionit, ku vendet anëtare nuk patën sukses të arrijnë konsensus për fillimin e negociatave me vendin. 

Krahas mirënjohjes time personale, më lejoni që në emër të Qeverisë ta përcjell edhe mirënjohjen e gjithë Qeverisë, si dhe të gjithë vendit, për mbështetjen e përgjithshme nga ana e Drejtorisë për zgjerim, me ndihmën e të cilit me të vërtet realizuam rezultate të dukshme në implementimin e reformave dhe në mënyrë thelbësore përgatitëm vendin për fillimin e negociatave theksoi Osmani, duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar në të njëjtën rrugë, pavarësisht nga ngecja e përkohshme në Këshillin Evropian.

Me të vërtet ekziston zhgënjim dhe ndjenja e padrejtësisë, por ju siguroj ajo nuk do të na largojë nga ambicia jonë për të vazhduar në këtë rrugë, të krijojmë rregulla dhe standarde evropiane në punën tonë, më pas duke i përfaqësuar dhe promovuar vlerat evropiane në gjithë rajonin theksoi Osmani.

Në vazhdim të takimit bashkëbiseduesit diskutuan edhe për hapat e ardhshëm të Qeverisë, por edhe për institucionet evropiane, me qëllim që të mbahet fokusi i perspektivës evropiane të vend. Ata u dakorduan se pavarësisht nga fakti se pritjet nuk u përmbushën, ardhmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe i gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian.

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.