BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
13:15, Friday, October 11, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Italisë mbajti takim me Ministrin për Çështje Evropiane të republikës së Italisë, Vinçenco Amendola.

Takimi i Këshillit të BE-së javën e ardhshme është me rrëndësi thelbësore për ne, si vend i cili i plotëson të gjitha parakushtet dhe obligimet e sugjeruara me çka me meritë i presim fillimin e negociatave me BE-në këtë vit theksoi Osmani, duke i potencuar po ashtu se fillimi i negociatave aderuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të paraqesin inkurajim edhe për gjithë rajonin në realizimin e perspektivave evropiane.

Dhe jo vetëm për ne por më gjerë, Samiti i ardhshëm i BE-së paraqet një lloj kthese përmes të cilit do të drasohen perspektivat e negociatave si një nga projektet më të suksesshme politike evropiane në përgjithësi. Pa mirënjohje përkatëse për progresin e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që do të rrënohet kredibiliteti i BE-së në rajon por, në përgjithësi do të rrezikohet rrjedha e mëtejme e procesit për zgjerim dhe do të humbet fuqia pozitive transformuese e perspektivës evropiane, theksoi Osmani.

Gjatë takimit Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Italisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mori bindje të fuqishme nga ana e ministrit Amendola se Italia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fuqishme për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në prag të Samitit të BE-së javën e ardhshme.

Në kuadër të vizitës së punës në Itali osmani mbajti takim edhe me Kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie me Vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin Italian, Luçijano Dalfonso, ku krahas temave për integrimet evropiane të rajonit dhe vendit u diskutua edhe për aktivitet e ardhshme të Senatit në drejtim të ratifikim të Protokollit për NATO nga ana e Italisë, ku Osmani mori bindjen se Italia në kohë do ta plotësojë këtë obligim.

Vizita e Italisë paraqet pjesë të turneut evropian të Zëvendëskryministrit Osmani për vizitë të metropoleve evropiane, në prag të takimit të Këshillit të BE-së javën e ardhshme.

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.