BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: KRYETARI I KOMITETIT EVROPIAN TË RAJONEVE, LAMBERTS ME MBËSHTETJE TË FUQISHME PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE
14:13, Wednesday, September 18, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Kryetarit të Komitetit Evropian të Rajoneve, Karl- Hajnc Lamberts, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Pas mesazhit të djeshëm nga ana e Kryetarit të Këshillit – Tusk, i cili si përfaqësues i pushteteve qendrore të vendeve-anëtare, këtu, nga Shkupi, bëri thirrje për fillim të negociatave, ndërsa sot, ja, kemi nderin që edhe Kryetari i rajoneve, i cili si përfaqësues i pushteteve rajonale, i qyteteve dhe i komunave, mund të themi lirisht se, si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve të Evropës, përsëri që këtu, nga Shkupi, të përcjell mesazh për progres në integrimet evropiane, për mbështetje të vendit para vendimit të madh në tetor”, theksoi Osmani, duke i përcjellë deri tek z. Lamberts mirënjohjen e tij  personale si kryesues i procesit të integrimit evropian të vendit, duke i shpreh mirënjohje në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e vendit në këtë periudhë të rëndësishëm për vendin.

Në takim u diskutuan edhe mënyrat e përfshirjes së vetëqeverisjes lokale në procesin e negociatave, veçanërisht në pjesën e implementimit të legjislaturës evropiane, që në pjesën më të madhe në mënyrë të drejtpërdrejtë implementohet në nivel lokal, si këmbim i praktikave të mira mes rajoneve dhe qyteteve evropiane. Kryetari Lamberts shprehu kënaqësi nga mbështetja e pushtetit lokal për decentralizimin dhe mbështetja e vetëqeverisjes lokale, që sipas tij tregon se Qeveria njeh rolin e pushtetit lokal në procesin e aderimit në BE dhe në këtë kontekst kërkoi vendim për fillimin e negociatave.

 

Në vazhdim të takimit, Osmani dhe Lamberts shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, e cila po zhvillohet përmes Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të vendit për harmonizimin e rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane në të gjitha nivelet.

Komiteti Evropian i Rajoneve është organ i BE-së i përfaqësuesve rajonal dhe lokal nga gjithsej 28 vendeve- anëtare, detyra e të cilit është që ti përfshij autoritetet rajonale dhe lokale në procesin e vendimmarrjes së BE-së dhe ti informojë për politikat e BE-së. Në Komitetin Evropian të Rajoneve gjithsej janë 350 përfaqësues të zgjedhur nga qytetet, rajonet dhe njësitë tjera të vetëqeverisjeve lokale, të cilët politikisht janë përgjegjës para kuvendit të zgjedhur në rajonet dhe qytetet e tyre amë.

Share!
Lajme
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
OSMANI: ABSORBIMI I SUKSESSHËM I MJETEVE TË IPA-S ËSHTË SHTYTËSI THEMELOR I PERSPEKTIVAVE EVROPIANE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.