BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Struktura e IPA-s rregullon qëndrueshmërinë e projekteve të financuara nga BE-ja
16:15, Monday, September 16, 2019

Me ftesë të Ministrisë për Financa dhe Zëvendësministres d-r Shiret Elezi, Sekretarja Shtetërore në SÇE z-nja Kalinka Gaber kishte fjalën e saj në Konferencën për qëndrueshmërinë e projektit financuar nga mjete IPA. Konferenca u organizua si ngjarje fundit e projektit financuar nga BE-ja me numër 2018/399593/2 mbështetje të autoriteteve nacionale për përmbushjen efektive të kushteve të përcaktuara me marrëveshje për financim dhe gjetjet nga revizioni lidhur me zbatimin e ndihmës IPA II, ku mes shfrytëzuesve tjerë paraqitet edhe Sektori për avancim me mjetet nga instrumenti për ndihmë paraadreuese IPA.

Projekti edhe pse me buxhet të ulët nga mjetet që qëndrojnë në dispozicion përmes Instrumentit për integrimin evropian përsëri është e rëndësisë së veçantë sepse adreson edhe një aspekt nga zbatimi i suksesshëm të projekteve dhe vetë projekti kontribuon edhe në absorbimin e mjeteve IPA- theksoi Sekretarja Shtetërore Gaber.

Në konferencë u prezantuan Udhëzimet për qëndrueshmëri të projekteve financuar me mjetet IPA që planifikohen të sillet nga ana e Ministrisë së Financave, dhe do ti rregullojë detyrat e strukturës operative dhe shfrytëzuesit e fundit në pjesën e sigurimit të qëndrueshmërisë. Në kuadër të së njëjtës do të kemi mundësi të njoftohemi me përvojë pozitive në implementimin e projekteve investuese të IPA-s nga ana e dy shfrytëzuesve përfundimtar, me referim për hapat dhe aktivitetet me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së të njëjtave.

Çështja e qëndrueshmërisë së projekteve me implementimin e tyre bëhet aktuale me kërkesat e Komisionit Evropian të shënuara në korrespodencën e mbylljes së programit IPA 1 dhe në gjetjet e revizionit të KE-së për akreditim të IPA strukturës për menaxhim indirekt me mjetet IPA në kuadër periudhës programore IPA 2. Vetë koncepti i qëndrueshmërisë të projekteve infrastrukturore/investuese (marrëveshje për punë/blerjen e pajisjeve) përfshin kritere për ndjekjen e qëndrueshmërisë, nga aspekti i disa aspekteve kryesore:

- Transferimi i pronësisë të investimeve/pajisjeve nga organi kontraktues (CFCD/ Ministria e Financave) në shfrytëzuesin përfundimtar.

- Kontabiliteti i evidencave të investimeve/pajisjeve në sistemin për evidencë në shfrytëzuesin përfundimtar

- Shfrytëzim i investimeve/ pajisjeve në përputhje me qëllimin për se janë blerë/ndërtuara dhe evidentim për shfrytëzimin e tyre.

- Sigurim i të hollave dhe kapacitete për mirëmbajtjen e investimeve/pajisjeve të cilët janë blerë/ndërtuar.

- Respektim i rregullave për vizuale të BE-së

Në kuadër të sistemit të menaxhimit indirekt me mjetet IPA, rrol në ndjekjen e qëndrueshmërisë të projekteve kanë autoritetet në vijim:

- IPA Koordinatori Nacional (NIPAK)- Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe sektorët në kuadër të SÇE-së që ju jep mbështetje bën ndjekjen e qëndrueshmërisë së projekteve nga aspekti i përmbushjes së qëllimeve të projekteve dhe programeve në përgjithësi.

- Koordinatori Nacional për Autorizim (NAO)- këshilltar i jashtëm në MF dhe Sektori për menaxhim me IPA që jep mbështetje bën ndjekjen e qëndrueshmërisë së projekteve në nivel të marrëveshjes nga aspekti përmbushjes së kritereve për qëndrueshmërinë e lartë përmendur (përmes zbatimit të kontrolleve në vend në bazë ad hoc)

- IPA Koordinatori - nëpunës në çdo ministri shfrytëzues i mjeteve IPA dhe sektori/njësia që jep mbështetje bën monitorim të drejtpërdrejtë të qëndrueshmërisë të të gjithë projekteve në kuadër të portofolit në institucionin e tyre (te të gjithë shfrytëzuesit e fundit përmes zbatimit të kontrolleve në vend).

- Shfrytëzuesit e fundit institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal, përfshirë edhe ndërmarrjet publike, shoqëri aksionare në pronësi të shtetit dhe pushteti gjyqësor. Të njëjtët janë përgjegjës për shfrytëzimin e qëndrueshmërisë së projekteve investuese të financuara nga IPA.

Qëllimi i udhëzimeve për qëndrueshmëri të projekteve të financuara nga mjetet e IPA-s do të jetë rregullimi i rrolit të shfrytëzuesve të fundit në procesin e sigurimit të qëndrueshmërisë së projekteve, si dhe ta shpjegoj rrolin e organeve mbikëqyrës në kuadër të sistemit për ndjekje të kësaj qëndrueshmërie.

Share!
Lajme
Mbretëria Suedeze do të vazhdojë me mbështetjen e reformave në procesin e integrimit evropian
OSMANI:TË GATSHËM JEMI PËR SFIDËN TË CILËN E SJELLIN BISEDIMET ADERUESE -MUNDË TË FILLOJNË MENJËHER
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.