BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: SUNDIMI I SË DREJTËS BENÇMARK I VAZHDUESHËM PËR INTEGRIMIN EVROPIAN
15:01, Monday, September 16, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bruksel mbajti takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

Ndodhemi 30 ditë para vendimit të madh për fillimin e negociatave, me të cilën do të vendoset një pikë përpjekjeve të përbashkëta në këto dy vite e gjysmë të kaluara, për kthimin e agjendës evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe kthimin e procesit të zgjerimit lartë në agjendën e Unionit deklaroi Osmani në takim, duke i përcjellë mirënjohjen e Qeverisë për angazhimin e pahamendshëm të Përfaqësueses së Lartë për suksesin e përgjithshëm të këtij procesi.

Ju siguroj se edhe në këtë periudhë të shkurtë që është para nesh, hermetikisht do ti mbyllim të gjitha mundësitë eventuale për justifikim apo skepticizëm tek vendet anëtare, dhe kështu me meritë do ta sigurojmë vendimin për fillimin e negociatave theksoi Osmani.

Në takim Osmani referoi edhe për aktualitetet e fundit në vend në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa marr parasysh se nuk paraqet kusht formal për vendimin e tetorit, sundimi i së drejtës mbetet bençmarku ynë i përhershëm për të cilën ju siguroj se nuk do të ketë asnjë lëshim, as në aspektin e ngritjes institucionale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, as në bazë të trak rekordit të vazhdueshëm, në zbatimin e sundimit të ligjit theksoi Osmani.

Gjatë takimit në Bruksel Osmani do të mbajë takime edhe me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane, dhe përfaqësuese e Republikës së Kroacisë në BE, Andreja Metelko Zgombiq, dhe më pas do të mbajë takim pune edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, DG NEAR, Genoveva Ruiz Kalavera.

Vizita e punës në Bruksel është pjesë e turneut të Zëvendëskryeministrit Osmani nëpër metropolet e vendeve anëtare të BE-së, pas së cilës do të vijojnë edhe vizitat në Berlin dhe Varshavë në fund të javës.

Share!
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
OSMANI: NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DO TË KENË DOMETHËNIEN E IMPULSIT EVROPIAN PËR GJITHË RAJONIN
U mbajtën tre sesione informative për thirrjen për ndarje të granteve për organizata civile dhe media për projekte për BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.