BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: DO TË THELLOHET BASHKËPUNIMI BILATERAL MES SUEDISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT
11:39, Friday, September 13, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë mbajti takime të ndara me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen, si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson.

Në takime, krahas perspektivës evropiane të vendit, u hapën temat edhe për bashkëpunimin bilateral zhvillimor, si dhe për bashkëpunimin Parlamentar mes dy vendeve.

Na gëzon fakti që Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në agjendën për bashkëpunim zhvillimor të Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, që në vepër demonstron zgjerimin vazhdueshëm të bashkëpunimit tonë bilateral, i cili është i rëndësisë së veçantë për ne në këtë periudhë vendimtare të integrimit të vendit në BE - theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në takim me Ministrin Erikson, duke i përcjellë mirënjohje për këtë mbështetje në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj, theksoi se rrëndësi thelbësore është mbështetja që vendi e merr nga Zyra e UNOPS-it në Shkup, që si agjenci është përgjegjës për zbatimin e projektit Progresi Nordik dhe shprehu bindjen se e njëjta do të kontribuojë në bashkëpunimin projektues zhvillimor më efikas dhe më të madh.

Në kuadër të vizitës në Suedi Osmani do të mbajë takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren.

Vizita në Mbretërinë e Suedisë është pjesë e turneut të Osmanit në metropolet evropiane para mbajtjes së Këshillit të Evropës në tetor, që vazhdon me vizitë në Bruksel, pas të cilës vijojnë vizitat në Berlin, Vashave etj.

Share!
Lajme
Mbretëria Suedeze do të vazhdojë me mbështetjen e reformave në procesin e integrimit evropian
OSMANI:TË GATSHËM JEMI PËR SFIDËN TË CILËN E SJELLIN BISEDIMET ADERUESE -MUNDË TË FILLOJNË MENJËHER
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.