BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Dimitrov për vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës
13:19, Tuesday, August 20, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, sot realizuan vizitë pune në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës, ku mbajtën takime të ndara me Ministrin për Punë të Jashtme, Jepe Kofod, si dhe me z-nj Vibeke Pasternak Jorgensen, Këshilltare kryesore për Çështje Evropiane në Zyrën e Kryeministres Mete Frederisken.

Në takime, Osmani dhe Dimitrov referuan për aktualitetet politike në vend, për progresin e arritur në fushat kyçe reformuese, në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe në përforcimin e stabilitetit të brendshëm, si bazë për përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian në tetor të këtij viti.

Konfirmimi i suksesit të tregimit tonë, me të gjitha sfidat, si dhe këmbëngulja demonstruese për tejkalimin e tyre, do të paraqet zgjatje dore e merituar për fillimi të rrugëtimit evropian të avancuar, por edhe validim të perspektivës evropiane për Rajonin,- theksoi Dimitrov.

Në drejtim të ngjashëm Osmani theksoi se Qeveria në përgjithësi është e fokusuar në përgatitjen dhe krijimin e kushteve për fillim të suksesshëm të negociatave. Fokusi drejt reformave dhe progresit në sferat kryesore edhe më tej mbetet prioritet i Qeverisë, edhe në periudhën që vijon, marrim për detyrë të japim rezultate shtesë, me çka, do ta konfirmojmë gatishmërinë tonë për fillim të negociatave këtë vit, theksoi Osmani.

Osmani dhe Dimitrov iu referuan edhe aktualiteteve të fundit lidhur me rastin Zhvatja, duke përcjellë qëndrimin e Qeverisë për mbështetje të pakushtëzuar të autoriteteve hetuese dhe gjyqësore në drejtim të shqyrtimit të paanshëm, efikas, transparent dhe pastrim të shpejtë të këtij rasti, pa marrë parasysh kah çon i njëjti, me këtë duke e mbajtur edhe suksesin e progresit të arritur deri më tani në këtë fushë.

Në kontekst të njëjtë, Osmani dhe Dimitrov rikujtuan se bisedimet për statusin e ardhshëm të PSP-së po kryesohen në mënyrë aktive mes partive parlamentare dhe shprehën bindje se edhe kjo reformë do të përfundojë në kohë, me qëllim të rrumbullakimit cilësor të vendosjes institucionale të vendit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Share!
Lajme
OSMANI:TË GATSHËM JEMI PËR SFIDËN TË CILËN E SJELLIN BISEDIMET ADERUESE -MUNDË TË FILLOJNË MENJËHER
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË GARDIAN I KREDIBILITETIT EVROPIAN NË BALLKAN
OSMANI:PROTOKOLI I NATO-s Në SEANCëN E ARDHSHME PLENARE Në SENATIN ITALIAN
OSMANI: KEMI SHANCË HISTORIKE TI BASHKOJMË AMBICIET E PËRBASHKËTA NË INTERES TË GJITHË EVROPËS
OSMANI: NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DO TË KENË DOMETHËNIEN E IMPULSIT EVROPIAN PËR GJITHË RAJONIN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.