BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Pastrohet lokacioni i destinuar për stacion pastrimi të ujërave të zeza në Tetovë
12:04, Wednesday, July 17, 2019

Gjithsej 170,000 metër kub hedhurina të vendosura tek lokaliteti në afërsi të f.Falishë në Tetovë transportohen në Drislla, si pjesë e përgatitjes së terrenit, ku vitin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, me qëllim të tejkalimit të problemit të ndotjes së rajonit me ujëra të zeza e industriale. Pastrimi dhe dërgimi i mbetjeve në Drislla dhe përgatitja e terrenit në Falishë financohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga komuna e Tetovës me 2,3 milion Euro, kurse transportimin e mbetjeve në shumën prej 700.000 Euro e financon Norvegjia, në kuadër të projektit mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas zëvendës kryetarit të Qeverisë të obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, koordinimi i ndihmës së jashtme dhe shfrytëzimi i saj racional ka rëndësi të veçantë për projektet infrastrukturore të këtij lloji.

Si koordinator nacional i ndihmës së huaj i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dua të shpreh kënaqësinë mbi suksesin e këtij projekti të madh e kompleks, tek i cili në vepër mund ti shohim benefitet dhe ti ndjejmë perspektivat e afrimit ton drejtë Unionit Evropian, theksoi nënkryetari i Qeverisë Osmani,  duke nënvizuar se qytetarët që gravitojnë në këto rrethina, do të përfitojnë mjedis jetësor më të pastër në fqinjësinë e tyre të drejtpërdrejt. Këtë në vepër e dëshmon lidhshmëria dhe solidariteti i Unionit Evropian, me qëllimet e tij që të lidhen dhe ti ndihmojnë qytetarët e vendeve-anëtare të ardhshme të Unionit, siç është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, që nëpërmjet këtij procesi të transformimit, procesit të konvergjencës me shoqëritë evropiane, ti përafrojnë edhe standardet e qytetarëve të ardhshëm të Unionit Evropian, përfundoi Osmani.

 

Sot në Norvegji janë vënë në funksion më shumë se 2700 stacione filtrimi, që mbulojnë rreth 85% të popullatës. Prandaj e dimë rëndësinë e kësaj mbështetjeje për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e stacionit të pastrimit në komunën e Tetovës si dhe rëndësinë që do ketë ky stacion për banorët lokal si dhe për ekonominë në rajon, deklaroi Geir Johansen, sekretar i parë i Ambasadës së Norvegjisë.

Pastrimi  i lokacionit ka filluar në Mars të këtij viti dhe pritet në përfundojë në nëntor. Deri më tash janë transportuar rreth 90.000 metër kub hedhurina.

Me ndërtimin e stacionit të pastrimit do të ndërpritet praktika e deritanishme e lëshimit të ujërave të zeza të patrajtuar në lumin Vardar dhe me këtë do të përmirësohet mbrojtja e mjedisit jetësor dhe shëndetit të popullatës në qytetin e Tetovës dhe rajonet përgjatë rrjedhës së lumit, deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Më shumë se 95.000 banorë të qytetit të Tetovës si dhe pothuaj e gjithë popullata e Maqedonisë do të ketë përfitime nga menaxhimi më i mirë i ujërave të zeza.  Me këtë i plotësojmë qëllimet strategjike të parapara në strategjitë dhe planet e menaxhimit me ujërat në nivel lokal dhe shtetëror si dhe dispozitat e ligjvënies lokale me qëllim që trupat ujor të arrijnë status të mirë dhe të pengohet keqësimi i mëtejmë i statusit ekzistues të ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor, nënvizoi Arifi.

Sipas dinamikës së paraparë të realizimit të punëve, vitin e ardhshëm duhet të fillohet me ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, që do të financohet nga fondet e UE në shumë prej 30 milion Euro. Me këtë do të sigurohet zgjidhje sistematike e problemeve me ujërat e zeza në komunë, e që do ketë ndikim në mjedisin jetësor si dhe në sektor të tjerë të ekonomisë.

Share!
Lajme
OSMANI: Presidenca Finlandeze me BE-në në përgjithësi qëndron pas integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut
Osmani për vizitë pune në Republikën e Finlandës
OSMANI: BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN E GJITHË RAJONIT
OSMANI: NGA SHKUPI PËR PRISHTINË PËR MË PAK SE NJË ORË
Takim Osmani - Petroviq
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.