Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani mbajti takim me ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kejt Mari Brnz.
Zëvendëskryeministri Osmani uroi ambasadoren me
rastin e emërimit të saj dhe i dëshiroi punë të suksesshme, në drejtim të
vazhdimit të bashkëpunimit miqësor në kuadër të partneritetit strategjik mes dy
vendeve, duke theksuar kënaqësi për mbështetje nga ana e SHBA-ve për aspiratat
euro- atlantike të vendit.
“SHBA-të” nuk janë vetëm partner strategjik i
Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe mik i rëndësishëm , mbështetja e
të cilëve mund të vërehet në të gjithë sukseset e rëndësishme të vendit që nga
pavarësia e saj”- theksoi Osmani, ku edhe potencoi se Maqedonia e Veriut mbetet
partner i besueshëm i SHBA-ve në Ballkan, fuqishëm përkushtuar në promovimin e
vlerave perëndimore, demokracisë dhe stabilitetit në rajon.
Në vazhdim të takimit Osmani dhe Brnz diskutuan
edhe për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO,
në pritje të ratifikimit të Protokollit për NATO nga ana e Senatit muajt e
ardhshëm. Osmani theksoi edhe perspektivën evropiane të vendit, duke pasur
parasysh se ndodhet në një periudhe të rëndësishëm para marrjes së datës për
fillimin e negociatave me BE-në në tetor të këtij viti, duke theksuar se
mbështetja e SHBA-së është e rëndësisë së veçantë.