BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Osmani dhe Mariçiq referuan për miratimin në tërësi të kornizës ligjore për formimin e strukturës negociuese
17:18, Wednesday, July 10, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani si negociator kryesor politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata, bashkë me këshilltarin special të Kryetarit të Qeverisë për integrime euroatlantike, Bojan Mariçiq, si negociator kryesor teknik, mbajtën brifing të hapur në pres qendrën e Qeverisë, ku raportuan para mediave për vendimet e Qeverisë, me të cilat u rrumbullakosua korniza e tërësishme ligjore për formimin e të gjitha trupave të strukturës negociuese, si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
Në tetor presim realizimin e vendimeve të Këshillit të BE-së, dhe pikërisht për këtë arsye, në periudhën e ardhshme, të gjitha forcat  synojnë  përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, theksoi Osmani, duke iu referuar vendimeve të Qeverisë për formimin e organeve që janë pjesë e strukturës së negociatave, të tilla si: Komiteti për skrining procesin dhe negociata, të cilin e udhëheq Kryeministri Zoran Zaev dhe i cili paraqet organin më të lartë në kornizën e strukturës negociuese;  Delegacioni shtetëror për procesin skriningut dhe negociatave, të cilin do ta udhëheq negociuesi kryesor, Zëvenëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani, dhe i cili do të jetë përgjegjës në nivel politik ti udhëheq negociatat me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare; Zyra e shefit negociues teknik, të cilën do ta udhëheq  Bojan Mariçiq dhe e cila do të udhëheq negociatat në nivelin teknik; si dhe trupat tjerw - grupet punuese, Komiteti i Punës për Integrim Evropian, si dhe roli i Sekretariatit për Çështje Evropiane, i cili me vendim të Qeverisë, transformohet në Sekretariat për mbështetjen e strukturës në tërësi të negociatave.
Në vazhdim, Mariçiq njoftoi opinionin në detaje me aktet që rregullojnë Strukturën negociuese dhe vuri në dukje ndërlikueshmërinë e procesit, si dhe transparencën  e Qeverisë për përfshirjen e gjithë shoqërisë:
"Procesi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është një proces i ndërlikuar i transformimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Qeveria nuk ka dilemë që shtylla kryesore e procesit të pranimit në BE është administrata publike dhe institucionet. Por, ky proces është gjithëpërfshirës dhe do të përfshijë të gjitha palët e interesuara të cilat mund të kontribuojnë me ekspertizën, njohurinë dhe përvojën e tyre ".
Mariçiq theksoi se Qeveria me miratimin e akteve  tregon seriozitetin e tij lidhur me procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  në Bashkimin Evropian dhe tregon se Qeveria po përgatitet të nisë negociatat deri në fund të këtij viti.
"Procesi i negociatave është një nga operacionet më të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse administrative politike, përmes të cilave kanë kaluar të gjitha vendet anëtarë të Bashkimit Evropian; ai është një proces me të cilin vendi forcon funksionalitetin e institucioneve të tij, një proces që siguron transformimin e institucioneve, proceseve dhe politikave, në përputhje me rregullat dhe standardet evropiane ", tha Osmani, duke theksuar se përmes negociatave, vendi do të realizojë një nga angazhimet e saj kryesore për ndërtimin e një shoqërie të plotë evropiane, si dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Share!
Lajme
OSMANI: PARTNERITETI I SUKSESSHËM MES AGJENCIVE TË KB-SË DHE QEVERISË ZGJAT MË SHUMË SE 20 VJET
Pastrohet lokacioni i destinuar për stacion pastrimi të ujërave të zeza në Tetovë
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT DHE TURQIA MBETEN PARTNER STRATEGJIK
OSMANI: SHBA-të mund ta shohin Maqedoninë e Veriut si partner i Ballkanit
OSMANI DHE BEXHETI NËNSHKRUAN MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM MES SÇE-së DHE UNIVERSITETIT TË UEJL
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.