BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT INTENZIVISHT PO LIDHEN
13:18, Monday, June 10, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj vizituan vendin ku kryhen aktivitetet ndërtimore të projektit Strategjik Belanoc Stançiq, ku bënë inspektim të punëve ndërtimore dhe progresit të projektit.

Ky objekt është pikërisht objekt i përbashkët i dy vendeve, gjë që paraqiste edhe një sfidë të veçantë administrative për realizim, duke pas parasysh se për realizimin e tij medoemos duhej të harmonizoheshin rregullat e dy vendeve, theksoi Osmani, duke shtuar se projekti është i financuar me mjete IPA përmes programit për bashkëpunim ndër-kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në shumë prej 1.200.000 euro, realizimi i të cilit është në pajtim me rregullat dhe standardet që i vendos Bashkimi Evropian.

Pikërisht për këtë ky projekt, krahas qëllimit të tij administrativ dhe ekonomik, ka edhe dimensionin e tij të thellë politik, sepse pasqyron marrëdhëniet e mira dhe besimin e ndërsjellë të dy vendeve fqinje theksoi Osmani, duke i potencuar edhe projektet tjera që realizohen në drejtim të avancimit të komunikimit të ndërsjellë nga të dy anët e kufirit.

Dua tua përkujtoj se, për këtë kalim më parë ndërtuam rrugën nga fshati Opajë deri në Bellanoc në gjatësi prej 16 kilometrash; para dy javëve jo të plota u hap edhe autostrada Arbën Xhaferi nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut; së shpejti do të fillojë të ndërtohet edhe pjesa e Maqedonisë së Veriut deri në Shkup, me të cilën kryeqytet e të dy vendeve do të jenë larg vetëm për 40 kilometra nënvizoi Osmani.

Share!
Lajme
Osmani: Shpallja e Malit Sharr për Park Nacional është shumë e rëndësishme për perspektivat tona evropiane
VENDET E VISHEGRADIT BËJNË THIRRJE UNIONI TI MBUSH OBLIGIMET NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT
OSMANI:PËR NJË JAVË BUNDESTAGU DO TË JEPË DRITË JESHILE PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE ME MAQEDONINË E VERIUT
OSMANI: E PRESIM MBËSHTETJEN E DANIMARKËS PËR FILLIM TË NEGOCIATAVE
OSMANI: KRYETARI I KOMITETIT EVROPIAN TË RAJONEVE, LAMBERTS ME MBËSHTETJE TË FUQISHME PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.