BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Vizitë pune e ZKQRMV për çështje evropiane ,Bujar Osmani dhe MPJ Nikola Dimitrov në Paris
17:48, Thursday, June 06, 2019

Zëvendëskryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane,Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov,sot qëndruan për vizitë pune në Paris. Gjatë vizitës, realizuan takime ndaras me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane, zonjën Ameli de Monshalen,në Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e Kryetarit Emanuel Nakron.

Në takime, ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov theksuan rëndësinë e raportit të fundit të Komisionit Evropian që saktë pasqyron shkallën e reformave të arritura në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar , dhe qartë rekomandimin e përcaktuar për fillimin e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian, që konfirmon gatishmërinë tone të plotë për fazën e ardhëshme të këtij procesi afatgjatë. Bashkëbiseduesit u informuan detajisht  mbi progresin e bërë  mbi fushat kyçe të cilat janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian vitin e kaluar,dhe janë një bazë solide për marrjen e vendimit nga ana e Këshillit Evropian për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut këtë vit.

Jemi të bindur se Franca do të njoh punën dhe etjen tonë për të krijuar një demokraci  evropiane të qëndrueshme dhe të prosperuese në vend,ku përputhet plotësisht me vizionin dhe përpjekjet e Presidentit Makron për një Evropë të fortë, të qëndrueshme dhe potencoi- theksoi MPJ Dimitrov.

,,Perspektivat evropiane paraqesin lëndën djegëse të vetme e cila ka forcë të mjaftueshme për të lëvizur fuqinë transformuese të bashkimit evropian në Ballkan, e cila pikërisht  rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregoi në vepra se mund të ndryshoj shoqëritë kah më e mira, që paraqet bazë edhe për ndikim më të thellë më rajonal, si interes i ndërsjellë në krijimin e  stabilitetit dhe prosperitetit të përhershëm të kontinentit në përgjithësi- theksoi ZKQRMV Osmani,duke potencuar në këtë drejtim pritjet e larta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe vendet nga rajoni, pikërisht për perspektivat evropiane të vendit.

Mbajtja e momentumit  të vazhdueshëm dhe të përbashkët për implementimin e agjendës reformues dhe valorizimin e progresit të arritur të vendit tonë,padyshim do të kontribuojnë në konsolidimin e fortë të perspektivës evropiane në rajon,si dhe do ta konfirmojë gjithashtu kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime si dhe për strategjinë Franceze për Ballkanin Perëndimor, i cili është në procesin plotësues me procesin e integrimit të vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian,përmes mbështetjes së agjendës së reformuese për zbatim më të shpejtë të standardeve Evropiane.

U diskutuan mundësitë për progresin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në fushat e interesit të ndërsjellë, si dhe procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, i cili pritet që së shpejti të ndikojë në anëtarësimin tonë të plotë si anëtar i 30-të i Aleancës.

 

Share!
Lajme
OSMANI: HUNGARIA MBETET ALEATI YNË I FUQISHËM BRENDA BASHKIMIT EVROPIAN
OSMANI: SHKUPI SI QENDËR TURISTIKE DO TË SJELLË VLERA CIVILIZUESE DHE HISTORIKE NË FAMILJEN METROPOLE EVROPIANE
Mbledhja e 16-të e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim mes bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut Bruksel, 20 qershor 2019
OSMANI: FILLIMI I NEGOCIATAVE ME BE-në DO TI FORCOJË PERSPEKTIVAT EVROPIANE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
OSMANI: KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT INTENZIVISHT PO LIDHEN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.