BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: INSTITUCIONET TË CILËT SOT DO TI VIZITONI, NESËR DO TË JENË INSTITUCIONET TONA
11:52, Thursday, June 06, 2019

Me brifing nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, filloi vizitën studimore në Bruksel me studentët e universiteteve shtetërore, të përzgjedhur si më të mirët në konkursin Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti Evropian.

Ju përgëzoj edhe një herë për suksesin dhe ju dëshiroj qëndrim të suksesshëm studimor në Bruksel. Mentorët e juaj konsiderojnë se ju jeni më të mirët e Maqedonisë së Veriut dhe shpresoj që këtë besim do të arsyetoni, ndërsa përshtypjet dhe përvojat që do të merrni nga vizita do të jenë nxitje për ju që të vazhdoni të edukoheni, dhe në të ardhmen të kyçeni në procesin e transformimit evropian të vendit, potencoi Osmani, duke theksuar shkurtimisht proceset dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi në kuadër të integrimeve evropiane.

Institucionet e BE-së që do ti vizitoni në kuadër të vizitës, janë pika jashtëzakonisht të rëndësishme në të cilat krijohen politikat e Unionit, por më e rëndësishmja, ata një ditë do të jenë edhe institucionet tona; përfaqësuesit tanë do të ulen në Parlamentin Evropian, do të marrin pjesë në punën e Komisionit Evropian, një nga Drejtoritë, dhe kush e di, ndoshta pikërisht njëri nga ju do ta përfaqësojë vendin tonë pikërisht aty, theksoi Osmani.

Delegacioni u mirëprit edhe nga ana e Ambasadores Agneza Rusi, e cila iu prezantoi mënyrën se si funksionon Misioni i Maqedonisë së Veriut në BE dhe nga afër i njoftoi me proceset dhe aktivitetet e cila Misioni udhëheq për momentin.

Në ditën e parë të qëndrimit në Bruksel, studentët do të vizitojnë Parlamentin Evropian, Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe Shtëpinë e Historisë Evropiane. Sipas agjendës, që nga nesër do të vizitojnë Këshillin e Bashkimit Evropian, Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian (DG NEAR), Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAC), Drejtorinë e Përgjithshme për Arsim dhe Kulturë (GD EAK).

Gjatë vizitës, studentët do të takohen me Dejvid Kulen Udhëheqës i Njësisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë DG NEAR, me Sesil Abadie nga EEAC përgjegjës për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Koordinator i KE-së për vendin, Mark Jorna ku do të njoftohen edhe me mundësitë që i ofron programi evropian për edukim dhe trajnim Erazmus plus.  

 

Share!
Lajme
OSMANI: HUNGARIA MBETET ALEATI YNË I FUQISHËM BRENDA BASHKIMIT EVROPIAN
OSMANI: SHKUPI SI QENDËR TURISTIKE DO TË SJELLË VLERA CIVILIZUESE DHE HISTORIKE NË FAMILJEN METROPOLE EVROPIANE
Mbledhja e 16-të e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim mes bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut Bruksel, 20 qershor 2019
OSMANI: FILLIMI I NEGOCIATAVE ME BE-në DO TI FORCOJË PERSPEKTIVAT EVROPIANE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
OSMANI: KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT INTENZIVISHT PO LIDHEN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.