BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Konkurse
Konkurs për zgjedhe të eseve - Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian
11:27, Friday, May 10, 2019

KONKURS
 për zgjedhe të eseve

Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian

Sekretariati për Çështje Evropiane organizon aktivitete me rastin e shënimit të 9 majit - Ditës së Evropës. Në kuadër të planit për aktivitete është edhe konkursi për zgjedhjetë eseveMe njohuri evropiane deri te kryeqendraevropiane.

Konkursi për ese është garë për studentëuniversitar në fakultetet e shkencave shoqërore pranë universiteteve shtetërore në vend, të cilët studiojnë lëndë nga fusha e studimeve evropiane. Qëllimi i garës është që të nxitet të menduarit kritik tek studentët lidhur me integrimin evropian të vendit, si dhe njohja e tyre më e mirë me politikat e BE-së përmes mësimit dhe hulumtimit.

Secili student që do të merrpjesë në garë do të përgatit ese në temë të caktuar me  profesorin - mentorin, ndërkaq pas skadimit të afatit për shkrim do të zgjidhen nga dy ese më të mira nga çdo universitet. Autorët e 12 eseve më të mira do të udhëtojnë për vizitë tre ditore studimore në Bruksel, ku do ti vizitojnë institucionet evropiane, si dhe misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, me qëllim që të njoftohen me funksionimin e tyre.

Bashkëpunimi me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe universitetet Shën Klimenti i Ohrit, Universiteti i Evropës Juglindore, Goce Delçev, Shën Kirili dhe Metodi dhe Universiteti i Tetovës, realizohet në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar në 29.01.2014, si dhe me Univerzitetin  Nëna Terezë.

Kushte për pjesëmarrje në konkursin për ese Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian

Përshkrim

Konkursi për garë për ese në tema lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është hapur! Të gjithë studentët të cilët studiojnë shkencat shoqërore në universitetet Shën Kirili dhe Metodi, Nëna Tereza, Shën Klimenti i Ohrit, Goce Delçev, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore, dhe janë të motivuar të shkruajnë për tema në fushën e studimeve evropiane, janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin për ese Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian.

Kjo garë organizohet në kuadër të aktiviteteve të Sekretariatit për Çështje Evropiane të parapara me rastin e shënimit të 9 majit Ditës së Evropës, me qëllim që tu mundësohet studentëve me qëndrimet e tyre të marrinpjesë në krijimin e të ardhmes evropiane të vendit.

Temat

Studentët mund të shkruajnë ese në një nga temat në vijim:

1.Mes mitit dhe realitetit në rrugën drejt Bashkimit Evropian;

2. Vlerat Evropiane-sfidë ose realitet në shoqerinë tonë;

3. Ballkani mes lindjes dhe perëndimit- Bashkimi Evropian si simbol i orientimit perëndimor;

4. Sfidat e Bashkimit Evropian dhe prespektivat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor;

5. Bashkimi Evropian, alternativë ose imperativ për shtetet ballkanike;

6. Tregu i punës dhe mardhëniet industriale- sfidat e reja të BE-së;

7. Evropa sociale- Evropa ekologjike:paradigma e re në BE;

8. Procesi i vazhdueshëm reformues si sfidë për hapjen e negociatave me BE-në;

9. Ndikimi ndaj proceseve ekonomike nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian;

10. Demokraci, stabilizim dhe integrim;

si dhe tema të definuara në marrëveshje me mentorët, të cilat mbulojnë politika dhe fusha të cilat janë aktuale në BE dhe implementohen apo duhet të implementohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Rregullat për shkrim

Esetë duhet të jenë prej 3 deri në 5 faqe dhe të jenë të përbëra nga:

         Pjesa hyrëse, në të cilën me saktësi do të përshkruhet tema e eseit me tezën kryesore;

         Pjesa kryesore, e cila mund të përmbajë disa paragrafe, varësisht nga tezat të cilat do të shtjellohen. Kështu, në pjesën kryesore pritet të ketë të paktën një paragraf në të cilin autori do të japë pikëpamjet vizionin e tij për atë se në cilin drejtim parasheh të zhvillohet politika / sektori etj për çkaelaboron dukeu mbështetur nëargumente.

         Pjesa mbyllëse konkluza.

Esetë duhen të jenë të shkruara me font Times New Roman, madhësia e karaktereve 12, me margjinat në vijim:lartë, poshtë, majtas, djathtas 2.5cm dhe mesrreshatave 1.5.

Përmbajtja

Gjatë shkrimit të esesëdhe përpunimit të tezave, rekomandohet të merret parasysh edhe metoda e Monesë në aspekt të fushës së përzgjedhur (aspekte të metodës së tij të cilat mbeten kyç për aktivitetet në Evropë sot: fokusi i tij në efektivitet, insistimi i tij në subsidiaritet, ndjenja e tij për kahjenku synojmë/targetojmë dhe vetëdija e tij për mbështetje demokratike).

Kush mund të merrpjesë?

Të ftuar janë të gjithë studentët të studimeve deridiplomike nga fakultetet e shkencave shoqërore , të cilët ndjekin lëndë nga fusha e integrimeve evropiane.

Esetë e shkruara mundë ti dorëzoni më së vonti deri më 19.5.2019 deri tek mentorët e fakultetëve tuaj:

UKM

Fakulteti  Ekonomik:

Prof. Dr. Gjorgji Gockov - Gjorgji.Gockov@eccf.ukim.edu.mk

Doc. Dr. Elena Makrevska - Elena.Makrevska@eccf.ukim.edu.mk

 

Fakulteti  Juridik:

Prof. Dr. Tatjana Petrushevska - t.petrusevska@pf.ukim.edu.mk

Doc. Dr. Lazar Jovevski - l.jovevski@gmail.com

 

UGD

Fakulteti  Ekonomik:

Doc. Dr. Emilija Miteva-Kacarski - emilija.miteva@ugd.edu.mk

Doc. Dr. Vesna Georgieva Svrtinov - vesna.Svrtinov@ugd.edu.mk

Fakulteti  Juridik:

Ass. Dr. Dejan Marolov - dejan.marolov@ugd.edu.mk

Ass. Dr. Ana Nikodinovska Krstevska - Ana.nikodinovska@ugd.edu.mk

 

UKLO

Fakulteti  Ekonomik:

Prof. Dr. Olivera Kostoska - olivera.kostoska@uklo.edu.mk

Fakulteti i Sigurisë:

Prof. Dr. Marjan Gjurovski - mgjurovski@fb.uklo.edu.mk

 

UT

Fakulteti  Juridik:

Prof. Dr. Mersim Maksuti mersim.maksuti@unite.edu.mk

Prof. Dr. Ali Musliu - ali.musliu@unite.edu.mk

 

UEJL

Fakulteti  Juridik:

Prof. Dr. Arta Selmani arta.selmani@seeu.edu.mk

Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi:

Prof. Dr. Veton Latifi - v.latifi@seeu.edu.mk

 

Universiteti Nënë Tereza

Fakulteti i Shkencave Sociale

Prof. Dr. Rizvan Sulejmani rizvan.sulejmani@unt.edu.mk

Prof. Dr. Drenusha Kamberi - drenusha.kamberi@unt.edu.mk

 

Shpërblimi

Gara do të zhvillohet në nga dy grupe nga secili Universitet, ndërsa autori i esesëmë të mirë nga secili grup, gjegjësisht nga secili universitet, udhëton në Bruksel në vizitë treditore në institucionet Evropaine, misioni i Maqedonisë në Bruksel, me shpenzime të mbuluara tërësisht për organizimin e udhëtimit.

 

Burime ndihmëse:

https://ec.europa.eu/commission/sites/beta-political/files/communication-credible-enlargement-perspective-western-balkans_en.pdf

http://sep.gov.mk/content/?id=13#.XNQ6WBQzbcs

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_the_former_yugoslav_republic_of_macedonia.pdf

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/overview_en

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/funding-by-country/north-macedonia_en

http://www.sep.gov.mk/content/?id=19#.XNUv3xQzbcs

http://www.sep.gov.mk/content/?id=154#.XNUwFxQzbcs

http://sep.gov.mk/content/?id=154#.XNQ61hQzbcs

https://www.ecb.europa.eu/press/key/date/2017/html/ecb.sp170504.en.html

https://books.google.mk/books?id=SqgQTJ9qtSIC&dq=jean+monnet+the+path+to+european+unity&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjRwvna1Y7iAhWOyKYKHZzJD0QQ6AEIJzAA

Share!
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.