BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EURO-ATLANTIKE FORCOJNË MIQËSINË MES DY VENDEVE
12:55, Thursday, September 13, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takim u hapën tema lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen dy vendet në afrimin drejt BE-së, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Vizita e z. Bushatit, në këtë periudhë posaçërisht të rëndësishme për vendin, në kohë kur merren vendime historike për të ardhmen tonë, dhe mbështetjen e tij për aspiratat tona euro-atlantike, çmoj si akt i miqësisë, nga ana e Republikës së Shqipërisë drejt Republikës së Maqedonisë- theksoi Osmani, duke i shprehur mirënjohje Qeverisë, dhe mirënjohjen e tij personale për kontributin me ballafaqimin e sfidave për vendin tonë.

Të dyja vendet morën kornizë precize kohore për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm, duke kyçur drejtime dhe vërejtje për suksesin e procesit, që paraqet nxitje plotësuese për përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve theksoi Osmani, duke potencuar, mbështetjen e ndërsjellë edhe më të fuqishme në ballafaqimin me sfidat e integrimit evropian; por edhe thellim e marrëdhënieve të ndërsjella, për të cilat u potencua se janë në nivel të lartë; si dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e transportit, energjetikës dhe këmbimit ekonomik.

Në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga z. Bushati mora bindjen dhe kërkova, që Shqipëria si vend - anëtar i NATO-s, do ta shfrytëzojë këtë pozitë për ti ndihmuar vendit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në aleancën Veri-Atlantike theksoi Osmani, duke potencuar përvojën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si potencial të rëndësishëm për shkëmbimin e kolegëve nga Shqipëria.

Në kuadër të takimit, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në mënyrë aktive ta mbështesin edhe iniciativën trelaterale për rajonin e Prespës të Eurokomesarit Johanes Han, me të cilën tre vendet, Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia do ti hapin kufijtë lokale dhe do ta mbështesin programin për mbrojtje dhe zhvillim të rajonit.
Share!
Lajme
OSMANI: VËRTETOJMË PRIORITETET E INVESTIMEVE PËRPARA AKTIVITETIT TË INVESTIMEVE TË PËRFORCUARA
OSMANI: ME FILLIMIN E PROCESIT TË SKRININGUT, MAQEDONIA BËHET TOP DESTINACION I BIZNESIT PËR KOMPANITË EVROPIANE
OSMANI: AGJENDA E REFORMËS VAZHDON PAVARSISHT NGA SFIDAT POLITIKE
OSMANI: NGA GJERMANIA PRESIM NDIHMË EDHE NË KËTË FAZË FINALE PËR INTEGRIMET TONA EVROPIANE
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.