BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
SUEDIA ËSHTË MBËSHTETËSI I FUQISHËM I PËRPARIMIT POLITIK DHE EKONOMIK TË VENDIT
10:42, Thursday, June 14, 2018
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar në Ministrinë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Johanes Oljelund.

Në takim u hapën tema për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues të Maqedonisë, si dhe mbështetja e Mbretërisë së Suedisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Suedia paraqet një nga kontribuesit kryesor në ndërtimin e një demokracie bashkëkohore multietnike në Republikën e Maqedonisë, nga të gjitha aspektet- theksoi Osmani, duke e potencuar mbështetjen e fuqishme politike të Suedisë për përfundimin e krizës së gjatë politike, si dhe rëndësinë e komponentit zhvillimor të bashkëpunimit bilateral, e cila është e targetuar dhe më shumë e drejtuar në ndërtimin dhe përforcimin e institucioneve demokratike të vendit.

E rëndësisë së veçantë është fakti që Republika e Maqedonisë është ndër partnerët vendet prioritare të agjendës zhvillimore suedeze, me të cilat krahas përfitimeve të drejtpërdrejta të ndihmave zhvillimore, Suedia qartë tregoi se është mik i Republikës së Maqedonisë, si në aspektin zhvillimor ashtu edhe në atë politik- theksoi Osmani.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani konfirmoi përkushtimin e Qeverisë në mbajtjen e agjendës reformuese në krye të listës prioritare dhe me marrjen e rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian. Në atë drejtim, Osmani Oljelundit prezantoi pjesë të Planit 18 dhe shtoi se i njëjti paraqet vazhdim logjik të Planit 3-6-9 që pritet të siguroj agjendë të përshtatshme reformuese nga periudha e marrjes së rekomandimit, dhe deri në fillimin faktik të negociatave.

Periudhën e kaluar bëmë hap të madh, miratuam reforma esenciale, por edhe mbyllëm shumë çështje politike të rënda dhe komplekse, me çka treguam seriozitet polik nga karakteri evropian. Kemi një periudhë të rëndësishme para nesh, shans historike që të bëjmë hapërim të rëndësishëm në integrimet tona euro- atlantike dhe tani na nevojitet mbështetja e fuqishme e miqve tanë ndërkombëtar përfundoi Osmani.
Share!
Lajme
OSMANI: REFORMAT DO TË BËHEN PRESIM REZULTATE KONKRETE KËTË VIT
OSMANI: NDËRTOJMË AUTOSTRADË MES MAQEDONISË DHE KOSOVËS, DUKE KRIJUAR ARDHMËRI PËR DY VENDET
OSMANI: HYMË NË NJË VIT TË RËNDËSISHËM PËR INTEGRIMET EVROPIANE TË VENDIT
OSMANI: ËSHTË I DUHUR DEBAT MË THELBËSOR PËR SHTESËN PËR FËMIJËN E TRETË
OSMANI: NË SÇE ËSHTË E PËRQENDRUAR EKSPERTIZA MË E FUQISHME PËR FILLIM TË SUKSESSHËM TË NEGOCIATAVE NË 2019
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.