BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI NË SALZBURG: GJITH BALLKANI ËSHTË NËN NDIKIMIN E OPTIMIZMIT EUROPIAN QË ËSHTË I PRANISHËM EDHE NË VENDET ANËTARE TË UNIONIT
19:32, Sunday, September 24, 2017
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e trembëdhjetë të qyteteve dhe rajoneve Europiane në temë: Gjenerate e ardhshme e vendeve të reja anëtarë të BE-së, nën organizimin e Institutit të Rajoneve të Europës, e cila mbahet në Salzburg, Austri.

Në konferencë u diskutuan perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kontekst të politikave të zgjerimit të BE-së, ku folës kryesor i konferencës ishte vetë Eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han. Përballë Eurokomisionerit, si panelistë pjesëmarrës ishin Zëvendëskryeministrat e Qeverive dhe Ministrat përgjegjës për integrime europiane që vinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shpjeguar secili gjendjen me proceset euro-integruese në vendet e tyre përkatëse, vis a vis me proceset në rajon.

Në fillim të konferencës Zëvendëskryeministri Osmani së bashku me ministrat tjerë të rajonit përgjegjës për BE kishin takim joformal me Eurokomisionerin Han, në të cilën secili nga ministrat kishte hapësirë për këmbim të mendimeve me Eurokomisionerin, por edhe me ministrat tjerë.

Në takimin, Osmani informoi Eurokomesarin për progresin e Republikës së Maqedonisë në zhbllokimin e proceseve euro-integruese, implementimin e Planit 3-6-9, si dhe progresin e vendit në marrëdhëniet fqinjësore. Në drejtim të njëjtë, Zëvendëskryeministri Osmani referoi pozitat se Maqedonia edhe më tej i mbetet e përkushtuar procesit, dhe se pret që ai përkushtim të rezultojë me përgjigje adekuate nga ana e Unionit.

Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij në konferencë ku ai iu referua sfidave më të mëdha për reformimin e vendit pas ndryshimit të Qeverisë. Si pikë qendrore të shumicës së re politike, me atë po edhe Qeveria e re, janë reformat dhe përkukshtimi drejt proceseve euro- atlantike-theksoi Osmani. Ai shtoi se 100 ditët e para, anëtarësimi në BE paraqet prioritet të lartë edhe për Qeverinë, për të cilën edhe u përgatit Plani 3-6-9 në të cilën përfshihen gjitha masat dhe aktivitetet që Qeveria u zotua të zbatojë në afat prej tre,gjashtë dhe nëntë muajve.

Osmani theksoi se reformat zbatohen sipas dinamikës së planifikuar, duke njoftuar se përgatitet edhe fusha për zbatimin edhe për reformat afatgjate me të cilat do të sigurohen rezultate të qëndrueshme dhe do të mbahet fokusi i Qeverisë drejt integrimve Europiane. Në fjalën e tij, Osmani theksoi edhe progresin e mbylljes së çështjeve të hapura politike. Me fqinjin tonë, Republikën e Bullgarisë, firmosëm Marrëveshje historike për fqinjësi të mirë, edhe atë pa dhunë dhe pa ndërhyrjen e ndërmjetësuesve ndërkombëtar, për të cilën do të dakordoheni, se kjo paraqet gjë të rrallë në Ballkan, deklaroi Osmani në fjalën e tij. Ai shtoi se në 100 ditët e Qeverisë me konsensus miratoi propozim- Ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, me të cilën sërisht filloi procesi i mbylljes edhe të një çështjeje më të vështirë politike të brendshme që dalin nga marrëveshja Kornizë.

Osmani shprehu kënaqësi edhe nga rrjedha aktuale e procesit të Berlinit, dhe theksoi se pret impuls pozitiv edhe nga samiti i Londrës, në përputhje me interesat e gjitha vendeve që janë ndikuar nga ky proces. Progresin e Republikës së Maqedonisë në proceset euro-atlantike nuk e shoh si rast të izoluar të Ballkanit, por si pjesë e përbërë nga një optimizëm i ri europian në rajon, e cila është e zgjëruar edhe në vendet anëtare të Unionit theksoi Osmani në fund të fjalës së tij.
Share!
Lajme
OSMANI: VËREJTJET E FUNDIT TË PRIBE-s NË PËRGJITHËSI DO TË PËRFSHIHEN NË PLANIN 3-6-9
OSMANI NË SALZBURG: GJITH BALLKANI ËSHTË NËN NDIKIMIN E OPTIMIZMIT EUROPIAN QË ËSHTË I PRANISHËM EDHE NË VENDET ANËTARE TË UNIONIT
OSMANI: NË PËRPUTHJE ME PROCESIN REFORMUES DHE FRZMËS POZITIVE PRES QË BE-ja TË REAGOJË NË MËNYRË ADEKUATE
OSMANI: BREXIT NUK DO TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË ZGJERIMIN E BE-së DREJT BALLKANIT PERËNDIMOR
Komiteti i tretë i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi OSMANI: OPTIMIZMI RAJONAL EUROPIAN PARAQET SHANS TË PAPËRSËRITSHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOTR
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.