BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: BREXIT NUK DO TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË ZGJERIMIN E BE-së DREJT BALLKANIT PERËNDIMOR
15:17, Thursday, September 21, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani, sot ishte mikpritës i delegacionit të përfaqësuesve të Dhomës së Lordëve/ Dhoma e Lartë e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, i përbërë nga Baronesha Xhin Elizabet Kasins, Lordi Brus Xhozef Grokot dhe këshilltarët Roshani Palamakumbura dhe Kenet Morison.


Në takim u diskutuan perspektivat e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme, mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar si dhe mundësitë për avancimin e saj. Vizita juaj këtu dëshmon se, ndonëse, Brexit është në proces, vendi juaj vazhdon të mbështesë rëndësinë e politikës së zgjerimit për sigurinë, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë,- theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit.


Mbështetja e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është evidente. Dëshmi për këtë është firmosja e paradokohshme e Deklaratës së përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes dy vendeve, ndërkaq Londra vitin e ardhshëm do të jetë organizator i Samitit për Ballkanin Perëndimor: Britania e Madhe gjithmonë ka qenë njëri ndër donatorët më të fuqishëm të Maqedonisë që paraqet një faktor të rëndësishëm për zhvillimin tone,- theksoi Osmani, duke shprehur shpresën se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për zbatimin e reformave në vend do të vazhdojë.


Lidhur me Brexit-in, në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe të cilat duhet rregulluar në përputhje me gjendjen e re. U trajtuan tema që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe tregtare, mbrojtjen e investitorëve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe statusi  dhe mbrojtja e qytetarëve të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Si veçanërisht e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë u shqyrtua çështja e  kontributit në buxhetin e BE-së, nga ana e Britanisë gjë që ka ndikim të fuqishëm edhe ne fondet IPA të cilat gjithashtu janë kanë rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se është i hapur për diskutim për gjitha këto çështje, të cilat mund të dalin nga procesi i Brexit-it dhe shprehu shpresën se kjo nuk do të ketë ndikim negativ si për marrëdhëniet e ndërsjella, ashtu edhe për integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Europian.
Share!
Lajme
OSMANI: VËREJTJET E FUNDIT TË PRIBE-s NË PËRGJITHËSI DO TË PËRFSHIHEN NË PLANIN 3-6-9
OSMANI NË SALZBURG: GJITH BALLKANI ËSHTË NËN NDIKIMIN E OPTIMIZMIT EUROPIAN QË ËSHTË I PRANISHËM EDHE NË VENDET ANËTARE TË UNIONIT
OSMANI: NË PËRPUTHJE ME PROCESIN REFORMUES DHE FRZMËS POZITIVE PRES QË BE-ja TË REAGOJË NË MËNYRË ADEKUATE
OSMANI: BREXIT NUK DO TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË ZGJERIMIN E BE-së DREJT BALLKANIT PERËNDIMOR
Komiteti i tretë i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi OSMANI: OPTIMIZMI RAJONAL EUROPIAN PARAQET SHANS TË PAPËRSËRITSHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOTR
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.