BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Komiteti i tretë i përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi OSMANI: OPTIMIZMI RAJONAL EUROPIAN PARAQET SHANS TË PAPËRSËRITSHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOTR
12:14, Monday, September 18, 2017

Zëvendës Kryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i Komitetit të tretë të përbashkët të Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, e cila u mbajt në Shkup. Nga ana e Malit të Zi pranishëm ishte me delegacion të lartë, të prirë nga Ministri për Çështje Evropiane dhe negociues kryesor i Malit të Zi në negociatat me BE-në, zotin Aleksandar Andrija Pejoviç. Takimi u mbajt në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim mes dy Qeverive në procesin e integrimeve evropiane.

Para fillimit të takimit, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u mbajt konferencë për shtyp ku fjalën e tyre kishin dy Ministrat për Çështje Evropiane. Zëvendëskryeministri Osmani shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në veçanti faktin që përmes këtij Komiteti të përbashkët krijohet baza e këmbimit të përvojave dhe njohurive të fituara, që kanë ndikim në avancimin e procesit eurointegrues në tërë rajonin. "Maqedonia, për shembull, e para në rajon ju qas procesit për Stabilizim dhe Asociim, që në vitin 2001, dhe në periudhën në vazhdim kishte progres të fuqishëm në aderimin kah BE. Përvojat tona, i ndanim me të gjitha vendet e rajonit mes të cilave gjithsesi ishte edhe Mali i Zi. Sot, pas një periudhë më të gjatë ngecjeje në progresin kah BE, përvoja e Malit të Zi, si vend i cili ka hapur dhe me sukses po përparon në negociatat me BE-në, pa dyshim paraqet një përfitim të rëndësishëm, si për Maqedoninë, ashtu edhe për vendet tjera - aspiruese të rajonit", theksoi Osmani para fillimit të takimit.

Krahas përfitimeve nga këmbimi i ndërsjellë i përvojave, në takim u hapën edhe tema më të gjëra rreth bashkëpunimit rajonal, në veçanti në kontekst të bashkëpunimit rajonal në kuadër të fondeve të BE-së, por edhe iniciativat tjera si që janë procesi i Berlinit, iniciativa për bashkëpunim ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor etj.

"Progresi i procesit të euro-integrimeve të Republikës së Maqedonisë, fatmirësisht, nuk paraqet një rast të izoluar në Ballkan, por është në kahjen e njëjtë me frymën e re të optimizmit evropian rajonal, e cila është zgjeruar edhe në vendet anëtare të BE-së. Ky progres, posaçërisht është i dukshëm në Mal të zi, ku krahas fillimit të negociatave me BE-në, ky vend u bë edhe anëtare e NATO-s. Kjo paraqet një bazë të mirë, si për progresin tonë ashtu edhe për progresin e përgjithshëm rajonal, por gjithsesi, për ne është shumë e rëndësishme, që në këtë rrugë kemi mbështetjen e vendeve tona mike, siç e konsiderojmë edhe mbështetjen e Malit të Zi" - potencoi Zëvendëskryeministri Osmani.

Para këtij takimi të Komitetit të përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, janë mbajtur dy takime të këtilla, prej të cilëve i pari është mbajtur në Shkup, ndërsa i dyti është mbajtur vitin e kaluar në Bar të Malit të Zi. Qëllimi i këtyre takimeve është këmbimi i përvojave mes dy vendeve rreth procesit të integrimit evropian.
Share!
Lajme
Para vizitës në Paris, Osmani u takua me Timonie
OSMANI: VËREJTJET E FUNDIT TË PRIBE-s NË PËRGJITHËSI DO TË PËRFSHIHEN NË PLANIN 3-6-9
OSMANI NË SALZBURG: GJITH BALLKANI ËSHTË NËN NDIKIMIN E OPTIMIZMIT EUROPIAN QË ËSHTË I PRANISHËM EDHE NË VENDET ANËTARE TË UNIONIT
OSMANI: NË PËRPUTHJE ME PROCESIN REFORMUES DHE FRZMËS POZITIVE PRES QË BE-ja TË REAGOJË NË MËNYRË ADEKUATE
OSMANI: BREXIT NUK DO TË NDIKOJË NEGATIVISHT NË ZGJERIMIN E BE-së DREJT BALLKANIT PERËNDIMOR
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.