BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takim i Zëvendëskryeministrit Osmani me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor Osmani: Perspektivat Evropiane paraqesin interes të përbashkët që unifikojnë Ballkanin
12:29, Tuesday, August 15, 2017

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi mëngjes pune me ambasadorë dhe përfaqësues të tyre, të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim, morën pjesë përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.


Kjo iniciativë e Zëvendëskryeministrit Osmani, për koordinim të rregullt të vendeve të Ballkanit Perëndimor në interes të perspektivës evropiane, u mirëprit nga ana e përfaqësuesve, të cilët shprehën kënaqësi dhe shpresë se komunikimi i njëjtë do të rritet në koordinim të rregullt, me qëllim, të adresimit të suksesshëm të interesave të përbashkëta të vendeve lidhur me përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.


Në takim u diskutua për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që paraqet njërën nga kushtet për progresin në procesin euro-integrues. Bashkëpunimi rajonal, më gjithë rëndësinë e madhe për perspektivë evropiane, do të thotë edhe rritje ekonomike, kulturore dhe shkëmbim shoqëror, e cila paraqet arritje të rëndësishme për qytetarët e vendeve tona theksoi Osmani. Ai shtoi se  interesit të përbashkët është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila paraqet iniciativë të rëndësishme për infrastrukturën rajonale dhe ndërlidhjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si etapa të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendeve.


Në takim u shkëmbyen përvoja dhe mendime të ndryshme për mënyrat në të cilat mund të rriten kapacitetet e vendeve për fuqi lidhur me apsorbim më të madh për shfrytëzimin e mjeteve IPA, si dhe pasojat e mundshme lidhur me IPA fondet me zvogëlimin e buxhetit të Bashkimit Evropian pas mbarimit të procedurës BREGZIT, pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjellë lidhur me ngritjen e zërit për  heqjen e kërcënimeve lidhur me zvogëlimin e fondeve për vendet aspiruese për hyrje në Union, me qëllim të ruajtjes së fokusit drejt euro-integrimeve në këto vende.


Takimi paraqet të parën nga sërë takimesh të parapara të rregullta koordinuese me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila synon shkëmbimin e informatave të interesit të përbashkët.  

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.