BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takim Osmani Saliji: MAQEDONIA U BË ANËTARE E AGJENCIONIT PËR TË DREJTA FUNDAMENTALE TË BE-së (FRA)
14:36, Monday, August 07, 2017

Sot me rastin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Agjencinë e të Drejtave Fundametale (FRA) të Bashkimit Evropian, në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministrit të Drejtësisë Bilen Saliji. Para fillimit të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Saliji kishin deklaratat e tyre para mediave.


Anëtarësimi në këtë forum nuk është një ngjarje e izoluar që ndodhi përnjëherë, por është kulmi i një procesi të filluar qysh në vitin 2008, kur si shtet kërkuam edhe formalisht të bëhemi anëtar i kësaj agjencie prestigjioze. Ndërkohë, u ndeshëm me bllokada të shumta, por ja që përfundimisht e zhbllokuam procesin për tu bërë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm evropian theksoi Zëvendëskryeministri Bujar Osmani para fillimit të takimit, duke shtuar se kjo ngjarje tregon përkushtimin e Qeverisë për ta përafruar vendit drejt Bashkimit Evropian në të gjitha nivelet e mundshme. 


Në vazhdim, Zëvendëskryeministri Osmani vlerësoi anëtarësimin në Agjencinë për të Drejta Fundamentale të BE-së si hap të rëndësishëm nga ana e Bashkimit Evropian, e cila është drejt vizibilitetit të perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë. Kjo aq më tepër po të kihet parasysh se aktualisht Republika e Maqedonisë  është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që fiton të drejtën e pjesëmarrjes  në punën e Agjencisë Evropiane të të Drejtave Fundamentale të Unionit shtoi Osmani.


Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, theksoi se kyçja e Republikës së Maqedonisë në punën e këtij agjencioni si trup i vetëm  e cila merret me respektimin e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian, korrespondon me procesin euro-integrues të Qeverisë dhe aktivitetet e harmonizimit të legjislacionit të maqedonisë me atë evropian. Në këtë mënyrë, Republika e Maqedonisë, si vendi i vetëm nga vendet  kandidate  për anëtarësim, do të ketë  këqyrje  të drejtpërdrejtë në punën e Agjencisë dhe mundësi që  standardet dhe praktikat evropiane t`i  transferon  në kornizën  vendase legjislative dhe institucionale deklaroi Saliji. Ai shtoi se, pjesa më e madhe e detyrimeve financiare të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në agjencion janë siguruar si grante nëpërmjet IPA-s nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ndërkaq pjesa tjetër prej 20% do ta sigurojë Ministria e Drejtësisë.

Share!
Lajme
OSMANI:ÇDO PROGRAM I SUKSESSHËM EVROPIAN PËR TË RINJ, DO TË THOTË MË SHUMË TË RINJ QË DO TË QËNDROJNË NË VEND
OSMANI: SINJALE POZITIVE NGA BRUKSELI- PROCESI I ZGJERIMIT SËRISH KTHEHET LARTË NË AGJENDË
OSMANI: LLOJAN- MIRATOVC BËHET SIMBOL I PROGRESIT TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL
OSMANI: BALLKANI PERËNDIMOR PRET ANËTARËSIM TË PLOTË NË BE
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.