BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI TAKON IVANOVIN: UNITET POLITIK PËR INTERESAT STRATEGJIKE
15:08, Monday, July 31, 2017

Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, ka takuar sot në vilën Vodno Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Gjatë takimit janë hapur çështjet aktuale politike, kohabitimi ndërmjet Qeverisë dhe Presidentit të shtetit, si dhe marrëdhëniet mes përfaqësuesve  politik dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Megjithëse  përcaktimi ynë mbetet parimi i konsensusit etnik gjatë zgjedhjes së Presidentit të radhës të Republikës së Maqedonisë, ne shtrijmë dorën e arritjes së unitetit, konsensusit dhe të mbështetjes së reformave të nevojshme për integrimet tona evropiane dhe euro-atlantike. Inkluziviteti është me rëndësi për sigurimin e kohabitacionit më të qëndrueshëm mes Qeverisë dhe Presidentit me çka do të sigurohej funksionimi më i mirë, më efikas dhe më i qëndrueshëm, i sistemit politik,- tha Osmani pas takimit.

Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Osmani prezantoi Planin 3-6-9 dhe informoi Presidentin Ivanov për rrjedhën dhe mënyrën e implementimit të masave dhe reformave të këtij plani si dhe për arritjen e unitetit politik për çështjet kyçe politike, sikurse është Marrëveshja me Bullgarinë, por edhe qasja e re në ndërtimin e mirëbesimit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ndër të tjera, një vëmendje të veçantë i kushtova eksplikimit të pjesës së Planit që lidhet me marrëdhëniet ndëretnike, respektivisht propozim-ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve. Krahas mbështetjes edhe për masat e tjera nga Plani 3-6-9, nga Presidenti Ivanov kërkova  mbështetje edhe për ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, tha Osmani duke shtuar se për ligjin e ri për gjuhët pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, me çka, për këtë çështje të rëndësishme, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional.

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.