BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Osmani: Zgjedhjet lokale janë kurorë e pjesës së tretë të Planit 3-6-9
15:51, Friday, July 28, 2017

Sot Sekretariati për Çështje Evropiane organizoi tribunë në temë: Zbatimi i masave nga Plani 3-6-9 në pjesën e zgjedhjeve. Tribunën e hapi Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Nëse zgjedhjet e dhjetorit simbolikisht mund ti quajmë si fillim i ri, atëherë zgjedhjet e ardhshme lokale paraqesin fundin e fazës së parë, paraqesin pikë kthesë sipas së cilës do të vlerësojmë a është kthyer Maqedonia apo jo në rrugën evropiane dhe euro-atlantike tha Osmani. Ai shtoi se, për Sekretariatin dhe personalisht si koordinator i planit reformues, zgjedhjet e ardhshme lokale, paraqesin kurorë të pjesës së parë nga pjesa 3, e Planit 3-6-9. Sipas Zëvendëskryeministrit, periudha menjëherë para shpalljes së zgjedhjeve lokale është moment i duhur që të diskutohet lidhur me zbatimin e masave në prani të institucioneve kyçe dhe të organizatave civile që kanë përvojë shumëvjeçare në ndjekjen e procesit zgjedhor.

Shumica e re parlamentare dhe Qeveria e re vazhdimisht përpiqen në avancimin e procesit zgjedhor dhe në mënyre aktive mbështesin gjitha iniciativat që lëvizin në këtë drejtim. Prej këtu edhe Plani 3-6-9, ku fusha e parë prioritare janë zgjedhjet, e cila është njëra nga fushat me numër më të madh masash apo gjithsej 11, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. Ai në fjalën e tij para të pranishmëve shpjegoi se para përcaktimit të masave u  morën parasysh rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe Komisionit të Venedikut, u fokusuan në masat që mund të përmbushen deri në zgjedhjet e ardhshme pa pasur nevojë për ndryshime ligjore. Ky kriter theksoi Osmani, është për arsye të periudhës së shkurtër kohore, por edhe për shkak të rekomandimeve të OSBE/ODHIR, me qëllim që të mos intervenohet me ndryshime në legjislacionin zgjedhor para realizimit të zgjedhjeve.

Në fund të fjalës së tij Zëvendëskryeministri Osmani shprehu shpresë se do të arrihet edhe konsensus i përgjithshëm për Plan 3-6-9, dhe i bëri thirrje opozitës   ti mbështes masat nga ky plan, dhe të kyçet, të jetë pjesë dhe të inkorporohet në progresin euro- integrues.
Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE NË PËRGJITHËSI KTHEHEN NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: VAZHDOJMË ME MONITORIM AKTIV TË REFORMAVE
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT INSTITUCIONALISHT ËSHTË E LIDHUR ME BE-NË DHE ËSHTË ÇËSHTJE E BRENDSHME E BE-SË
OSMANI: NUK GUXOJMË TË LEJOJMË HARMONIZIMI NË BE TA RREZIKOJË MOMENTUMIN REFORMUES NË VEND
OSMANI: REFORMAT DO TË VAZHDOJNË, ARDHMËRIA JONË MBETET BASHKIMI EVROPIAN
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.