BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
TAKIM OSMANI MAASIKAS: Jam i impresionuar nga përkushtimi i Qeverisë ta shfrytëzoj këtë moment. Tju përkushtohet reformave dhe shmangies së pengesave nga rruga drejt Unionit
11:01, Thursday, July 20, 2017

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së  Estonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Mati Maasikas, ku të dy bashkëbiseduesit kishin fjalën e tyre para opinionit.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë konfirmoi determinizmin e Qeverisë lidhur me largimin e të gjitha pengesave që paraqesin pengesë për euro- integrimet tona në zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe mbylljen e çështjeve politike, mes të cilave është edhe marrëdhënia me fqinjët, por edhe miratimin e  ligjit të shfrytëzimit të gjuhëve.

Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me optimizëm shikon në Kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Estonisë deri në fund të vitit, periudhë të cilën vendi ynë vendosi ti përkushtojë  reformave dhe gjitha pengesa tjera që vështirësojnë afrimin e Maqedonisë drejt Unionit. Qëllimi ynë është, deri sa vazhdon Kryesimi i Estonisë, ti marrim hapat e para konkrete nga ana e Unionit që do të jenë në drejtim të dukshmërisë së perspektivës Evropiane të Republikës së Maqedonisë- theksoi Osmani gjatë takimit. Ai shtoi se është mirë që Republika e Maqedonisë, në këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian, ka miq dhe mbështetës, dhe se Republikën Estoneze e konsideron si aleat të tillë.

Maasikas duke iu falënderuar mikpritjes dhe miqësisë të cilën e ndjen tani më në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë, theksoi se BE-ja konfirmon pozitën e saj për mbështetjen në procesin e zgjerimit, ndërkaq Kryesimin i Estonisë dhe kryesimet e ardhshme të Bulgarisë, Austrisë dhe Rumanisë, paraqesin mundësi të shkëlqyeshme, moment të mirë, e cila nuk duhet të humbet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Jam i impresionuar nga përkushtimi i Qeverisë ta shfrytëzoje këtë moment. Tju  përkushtohet reformave dhe shmangies që pengesave tjera në rrugën drejt Unionit. Zgjerimi është proces meritor, dhe gjitha vendet, që kanë aspirata dhe i përmbushin kushtet, duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian theksoi Maasikas gjatë fjalës së tij. Ai potencoi faktin, se të gjitha proceset e suksesshme integruese në Evropën Qendrore dhe Lindore janë ndërtuar me konsensus të fortë të brendshëm, duke ia rekomanduar atë përvojë Maqedonisë. 

Share!
Lajme
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
Negociuesi Kryesor me BE-në, Osmani kërkoi konsensus shtetëror për negociata
OSMANI: COVID KOORDINUES NË FABRIKA DHE INSTITUCIONE PËR ZBATIM TË REKOMANDIMEVE DHE KOMUNIKIM TË LEHTËSUAR
Respiratorët e donuar nga Mbretëria e Norvegjisë arritën në vend
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.