BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takim Osmani Henda
16:39, Monday, July 10, 2017

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ambasadoren e Parë të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Kaiko Haneda.

Në takim Osmani iu  referua përkushtimit të Qeverisë për realizimin e planit 3-6-9, që nënkupton përmbushje të Reformave Urgjente Prioritare, në interes të procesit euro-integrues të vendit.

Zëvendëskryeministri, Osmani shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm bilateral njëzetvjeçar mes dy vendeve, i cili, siç tha ai ka treguar rezultate konkrete dhe të qëndrueshme, prej të cilave para së gjithash përfitojnë qytetarët. Në këtë kontekst ai e theksoi ndihmën japoneze në sektorin e shëndetësisë si dhe shembull përmendi donacionin e pajisjeve mjekësore dhe automjeteve për kujdesin primar shëndetësorë në më shumë komuna, por ai gjithashtu tha se Japonia është treguar si një mike e vërtetë e Maqedonisë, para një viti dha një ndihmë prej 100 000 euro për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet, si dhe mori pjesë në sigurimin e mbështetjes për t"u përballur krizës së migrantëve.

Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi mes dy shteteve do të përforcohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë, e cila aktualisht është nën fazën përfundimtare të konsultimit, përskaj vazhdimit të projekteve tashmë të filluara për ndihmë teknike dhe trajnime në sektorë kyç.

Me të vërtetë besoj se përmes ambasadës tuaj dhe pranisë Tuaj në Maqedoni bashkëpunimi ynë do të zgjerohet në periudhën e ardhshme dhe se në vitet e ardhshme do të kemi bashkëpunim më të suksesshëm zhvillimor, porositi Osmani.

Share!
Lajme
OSMANI: INTEGRIMET EVROPIANE MBETEN PRIORITETI MË I LARTË I VENDIT
OSMANI:ÇDO PROGRAM I SUKSESSHËM EVROPIAN PËR TË RINJ, DO TË THOTË MË SHUMË TË RINJ QË DO TË QËNDROJNË NË VEND
OSMANI: SINJALE POZITIVE NGA BRUKSELI- PROCESI I ZGJERIMIT SËRISH KTHEHET LARTË NË AGJENDË
OSMANI: LLOJAN- MIRATOVC BËHET SIMBOL I PROGRESIT TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL
OSMANI: BALLKANI PERËNDIMOR PRET ANËTARËSIM TË PLOTË NË BE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.